E Shtunë, 31 Tetor 2026

EURO 2008: Sot ndeshjet e xhiros së dytë të grupit D

Në kuadër të garës së kampionatit Evropian 2008 sot luhen duelet e xhiros së dytë të grupit D.

Ndeshja e parë do të jetë midis Suedisë dhe Spanjë në ora 18:00 në stadiumin Tivoli Neu në Innsbruck, ndërsa pas saj do të përballen Greqia dhe Rusia në ora 20:45 në stadiumin Wals- Siezehnheim në Salzburg.

Skuadra e Rusisë në ndeshjen e parë pësoi humbje të thellë nga Spanja me rezultat 4:1. Poashtu dhe Greqia pësoi humbje 2:0 në përballjen e parë me Suedin. Sonte të dy ekipet pritet të japin maksimumin e tyre për të mbetur në garë.

Trajneri i skuadrës Ruse, Guus Hiddink në një konferencë për media theksoi se në lojën kundër Greqisë pret shumë nga lojtarët e tij të rinjë. Ai tha se në këtë ndeshje do të pasojnë disa ndryshime në ekipin e tij.

“ Kjo është si një finale dhe unë jam kurioz të shoh si lojtarët e skuadrës do ta menaxhojnë lojën, jo vetëm taktikishtë por edhe emocionalisht dhe shpirtnisht” tha Hiddink.

Ndërkaq ndeshjen midis Suedisë dhe Spanjës shumica e analistëve e cilësojnë si të vështirë pasi të dy ekipet në ndeshjet e xhiros së parë treguan cilsi të lartë të futbollit për të vazhduar më tej garën Euro 2008.

Kjo ësht përballja e parë në një europian për të dyja kombëtaret, ndërsa në të shkuarën janë ndeshur 12 herë. 5 është numri i fitoreve të iberikeve, 3 ai i skandinavëve, ndërsa 4 ndeshje kanë përfunduar në barazim. (INA) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›