E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Gjergji Bregu firmos kontrate 5 vjecare me Paokun

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Fati ka qene me futbollistin me origjine shqiptare, Gjergji Bregun ne miqesoren qe ai u aktivizua me ngjyrat e Paokut. Kjo ishte nje prove e ketij lojtari ne menyre qe te tregonte nese ai e meritonte te vishte bluzen e kesaj skuadre te madhe greke. Nje prove e kaluar me shume sukses me sulmuesin shqiptar te shenonte 2 gola nga 4 qe shenoi e gjithe skuadra. Kjo dopiete do ti sillte ca dite me pas nje kontrate 5 vjecare me skuadren e Paokut te Selanikut. Para nenshkrimit te kesaj kontrate, Gjergji Bregu aktivizohej me skuadren e Aleksandrit te Madh te bashkise Veriore te Pellas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›