Zyrtare: Sajmir Ujkani firmos per 5 vjet me Palermon

Nga Kastriot Gjini
Pas shume zerave te merkatos ne itali, tani eshte zyrtare. Portieri i cili sapo ka marre nenshtetesine shqiptare Sajmir Ujkani. Pasi ka zhvilluar dy ndeshjet zyrtare me shpresat e shqiperise, 19 vjecari Ujkani, eshte larguar nga skuadra e dyte e Anderlehtit per te firmosur ne Serine A, per skuadren e Palermos. Kjo kontrate eshte 5 vjecare dhe fillon qe sezonin tjeter. Ujkani ka dale kampion me skuadren e U19 te Anderlehtit dhe ka kryer 10 ndeshje ne skuadren e dyte. Pra tani dyshes shqiptare te Serie A, Tare dhe Bogdani u shtohet dhe portieri Ujkani Portieri 18-vjecar, Saimir Ujkani, i shtohet listës shqiptare në kampionatin italian, duke u bërë shqiptari i shtatë që do të luajë në kampionatet maksimale në Itali, pas Erjon Bogdanit, Igli Tares, Valon Behramit, Ervin Skelës, Florjan Myrtajt dhe Xhulian Rudhos, duke mos përmendur një duzinë futbollistësh që luajnë në nivele inferiore. Palermo, që u rendit e pesta në Serinë A dhe do të luajë në Kupën UEFA, zyrtarizoi dy blerjet e para për sezonin e ardhshëm, dhe një nga emrat që spikat më shumë është ai i Samir Ujkanit, portierit të Kombëtares U-21 të Shqipërisë, i cili bëri një figurë të jashtëzakonshme në dy ndeshjet e fundit ndërkombëtare të Shpresave të Bushatit me Italinë në Pontendera (humbëm 4-0) dhe me Ishujt Faroe në Elbasan (fituam 1-0). Ujkani dhe mesfushori Xhulio Miliacio, i ardhur nga Atalanta, nënshkruan një kontratë pesëvjecare me skuadrën siciliane të Palermos. Lajmi jepet si nga media italiane datasport.it ashtu dhe nga siti zyrtar klubi të Anderlehtit, rsca.be, që thekson se kontrata u firmos, më datë 7 qershor. Ujkani, i cili sezonin e fundit u aktivizua me formacionin U-19 të skuadrës belge të Anderlehtit, është lindur në Reshnik të Kosovës me 5 korrik 1988 dhe përvec pasaportës shqiptare, të cilën e mori pak ditë përpara se të nisej për në Itali, është natyralizuar edhe si belg. Saimir Ujkani, i cili vlerësohet nga trajneri i Kombëtares shqiptare si pasuesi ideal i Arjan Beqajt, fitoi kampionatin U-19 në Belgjikë. Portieri luajti gjithashtu 10 ndeshje në formacionin "B" të Anderlehtit. Ujkani u zbulua nga "Zyra e Talenteve" në Gjermani dhe në Shqipëri erdhi për herë të parë gjatë grumbullimit të muajit dhjetor të vitit të kaluar (4-7 dhjetor), ku në listën prej 22 lojtarësh të ardhur nga kampionatet e huaja ai ishte futbollisti që shkëlqeu më shumë. Saimir Ujkani spikati në turneun e Viarexhos në Itali gjatë këtij viti, ku bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në gjysmëfinalen e turneut ndërkombëtar të të rinjve. Anderlehti i Ujkanit u eliminua nga Roma vetëm nga gjuajtjet e penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 0-0. Ujkani kreu disa pritje të shkëlqyera, madje priti edhe një nga penalltitë, duke u vlerësuar maksimalisht nga media italiane. Talentit kosovar i kushtoi disa radhë edhe prestigjiozja italiane "La Gazzetta", në të cilën thuhej se menaxherët e skuadrave të mëdha europiane, i ndjekin me interes evenimente të tilla sportive dhe shpesh herë arrijnë t'u sigurojnë klubeve që përfaqësojnë talente të mëdha. Paraqitja e kosovarit tërhoqi gjithashtu edhe vëmendjen e drejtuesve të Federatës Belge të Futbollit, të cilët bënë bërë disa herë ftesë talentit që të mbrojë ngjyrat e kuqe belge, por lojtari vendosi për Kombëtaren shqiptare.