E Diel, 1 Nëntor 2026

Barroso uron Nishanin: Keni rol kryesorë në garantimin e një klime të qetë politike

Jose Manuel Barroso

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka uruar presidentin e zgjedhur të Shqipërisë, Bujar Nishanin. Në mesazhin e dërguar me ketë rast, Barroso shprehet se në këtë moment të integrimit Evropian të Shqipërisë, duhen ndërmarrë reformat për të arritur progres.

Si president, duke përfaqësuar bashkimin e qytetarëve në një vijë me Kushtetutën, do të keni rolin vital për të garantuar një klimë të patrazuar politike, shprehet Barroso. “Në mënyrë që të sigurohet pavarësia dhe profesionalizmi i sistemit të drejtësisë”.

Presidenti i KE-së i kërkon Nishanit që të sigurojë fnalizimin e marrëveshjes së nëntorit të kaluar mes PD-së dhe PS-së. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›