EURO 2012, Ukrainë-Francë mbyllet 0-2
Takimi mes Francës dhe pritëses së Euro 2012, Ukrainën, është mbyllur 2-0 në favor të gjelave. Në këtë mënyrë Franca hedh një hap përpara për sigurimin e kualifikimit për fazën e mëtejshme.
Ndryshe nga kampionati i fundit botëror edhe ai evropian, ekipi që ka dalë dy herë kampion bote po tregon një formë të mirë.
Golat u shënuan nga Menez në minutën e 53 dhe Cabaye tre minuta më vonë.
Takimi Francë-Ukrainë nisi një orë me vonesë për shkak të një stuhie.
Takimi tjetër i vlefshëm për këtë grupi ai mes Anglisë dhe Suedisë sapo ka nisur. /F.S/