Siria do të përfshihet nga lufta civile

Ban Ki-Moon: Siria do të përfshihet nga lufta civile
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka thënë se qeveria e Sirisë nuk po i përmbahet planit të paqes, për të bërë përpjekje për t’i dhënë fund dhunës.
Ban Ki-Moon shtoi se, plani i paqes i të dërguarit special të OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Anan po tregon se po i shuhen shpresat.
Pas informimit të Këshillit të Sigurimit nga ana e Anan, Ban Ki-Moon paralajmëroi se është i pashmangshëm rreziku i luftës civile në Siri dhe ajo mund të shkojë nga një pikë kthese deri në një rrugë pa kthim.
Ndërkohë, i dërguari i OKB-së Kofi Anan tha se Këshilli i Sigurisë duhet të ushtrojë më shumë presion në Damask për të zbatuar planin e tij të paqes. Anan tha gjithashtu se situata në Siri është në prag të një shpërthimi dhe nëse bashkësia ndërkombëtare nuk bashkohet për ti bërë më shumë presion Asadit vendi do të dalë nga kontrolli.
Anan gjithashtu tha se, situata në Siri nuk është si ajo në Libi, duke lënë të kuptohet se është ende kundër çdo tentative për ndërhyrje nga jashtë në vend. shprehjeve se plani i tij i paqes ka vdekur, Anan ju përgjigj se plani nuk ka vdekur por se nuk është vënë në praktikë nga palët.
Aktivistët e opozitës fajësojnë për vrasjet në fshatin e disa ditëve më parë në Qubair forcat pro-qeveritare, ndërsa vetë qeveria akuzon “terroristët”.
Pak orë para kësaj deklarate një nga zyrtarët e OKB-së denoncoi një tjetër sulm mbi vëzhguesit ndërkombëtarë në terren. / DW/
Përgatiti: E.L