“EURO 2024”, Shqipëria në pjesëmarrjen e dytë në Europian, Italia vjen si kampione në fuqi

DORTMUND, 15 qershor /ATSH-Gjergji Mima/ Kombëtarja shqiptare e futbollit luan mbrëmjen e sotme ndaj Italisë, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dormundit, ndeshjen e parë në “EURO 2024”.
Faqja zyrtare e UEFA-s i ka kushtuar një shkrim sfidës së sotme.
Italia vjen në Gjermani si mbajtëse e trofeut dhe mbrojtësi Giovanni Di Lorenzo sheh shumë ngjashmëri, si në ekip ashtu edhe në karakter, me skuadrën që fitoi trofeun në vitin 2021.
Nga ana tjetër për Shqipërinë kjo është vetëm paraqitja e dytë në finalet e një Europiani, por kuqezinjtë mund të kenë një avantazh në faktin se dhjetë lojtarë luajnë për klubet italiane.
“Ata kanë presion, të cilën nuk e shfaqin, por unë e ndjej”, tha mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili gjithë karrierën e tij në klub e ka luajtur në Itali. “Ata janë të shqetësuar se do të duhet të luajnë me ne”.
Statistikat kryesore: Italia ka humbur vetëm një nga dhjetë ndeshjet e saj hapëse në finalet e EURO – humbja e vetme ishte 3-0 nga Holanda në 2008.