E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kampionati Evropian i futbollit, Delegacioni i BE-së: Suksese Shqipëri

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Delegacioni i BE-së në Shqipëri i ka uruar suksese Kombëtares shqiptare të futbollit në EURO2024.

“Suksese Shqipëri! Pak orë para nisjes së ndeshjes Itali – Shqipëri, ekipi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri i uron Kombëtares suksese në kampionatin evropian të futbollit”, shkruan Delegacioni i BE-së, në një postim në rrjetet sociale.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan mbrëmjen e sotme ndaj Italisë, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dormundit, ndeshjen e parë në “EURO 2024”.

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›