E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refleksione mbi raportin e proregresit

Refuzimi i statusit te vendit kandidat si rezultat i deshtimit ne vendosjen e demokracise funksionale. Miopia e mazhorances para kritikave te KE dhe lsquorevanshi per ti gjetur gabime Europes si mentalitet oksidental

Deshtimi i vendosjes se demokracise funksionale ne nje republike parlamentare ku spikerja e Kuvendit zhbalancon rolin e saj duke demtuar opoziten eshte konkluzioni politik i raportit te fundit te progresit te Komisionit Europian. Qe per kritikat dhe deshtimet e qeverise dhe mazhorances parlamentare mund te konsiderohet raporti i regresit sa i perket rruges se Shqiperise drejt familjes se perbashket europiane. Me 9 nentor ne nuk humbem thjesht shansin e radhes per te qene pikesepari kandidat per anetaresim ne BE por morem leksionin e radhes se demokracia funksionale nuk vendoset me deklarata populiste e oksidentale te kreut te mazhorances por me vullnet politik dhe zbatim praktik te reformave integruese. Mashtrimi eshte driteshkurter dhe jetepaket per shtetasin me te larget me qendren e Tiranes e jo me per institucionet e Bashkimit Europian e jo vetem per kete arsye qeveria mori note jokaluese edhe ne vjeshten e ketij viti.

Po alla-shqiptare

Nje diplomat europian perdorte rendom ironine me ate qe e quante lsquopo shqiptare duke pasur parasysh pikerisht angazhimet e qeverise me fjale per zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizes politike dhe realitetin krejt ndryshe qe vinte nga veprimi dhe aksionet politike te mazhorances ne terma praktike. Simbol i kesaj sjelljeje eshte kriza politike qe ende nuk e kemi zgjidhur apo ajo ekonomike kur mburremi se po thyejme rekordet e borxhit madje vetelavderohemi se sa shume borxh kemi mundesuar te marrim. Por kjo sjellje eshte e ndeshkueshme e prandaj raporti i regresit eshte real dhe kritik deri ne konkludim te refuzimit te aplikimit te Shqiperise per statusin e vendit kandidat. Fakti qe pas publikimit te tij Kryeministri perseriti te njejtat gjera qe ka thene me pare ndersa Kryetarja e Kuvendit ne vend te reflektimit per kritikat ne adrese te saj dhe funksionimit te Parlamentit beri me faj opoziten jep pak shprese per ndryshim e aq me pak mesim nga gabimet.

Sjellja e mazhorances Kryeministrit apo e Kryetares se Kuvendit qe perpiqen te fshihen pas opozites per te justifikuar refuzimin eshte trishtuese. Por po kaq shqetesuese si tendenca per te zvogeluar demin qe sjell ky refuzim per te gjithe qytetaret shqiptare ashtu edhe iniciative e Kryeministrit per ti shpjeguar gabimet KE-se per sa i takon raportit te saj per Shqiperine dhe duke deshmuar keshtu megalomani dhe padije qe demtojne pershpejtimin e ketij procesi.

Integrimi si proces gjitheperfshires ngarkon me pergjegjesi mazhorancen dhe opoziten por nuk mund te mos theksojme se pesha me e madhe i takon forces politike qe drejton vendin dhe institucionet e kritikuara ne kete raport.

Shprehje e deshires per integrimin ne Europe do ishte adresimi me kuraje dhe vendosmeri i te gjitha ceshtjeve qe nenvizohen qarte ne dokumentin e BE duke filluar se pari me kapercimin e ngercit politik ne vend te atakimit te opozites. Eumlshte absurde arsyetimi se opozita eshte shkaktare e voneses ne integrim duke harruar kontributin e saj me pare ne kete proces apo bashkepunimin per reformat per anetaresimin ne NATO e aq me teper kur vullneti dhe kontributi yne ka qene konstant per integrimin europian.

Demokraci funksionale

Si deputete mendoj se eshte e ceshtje e dores se pare te ndalem se pari ne disa verejtje qe i behen institucionit te Parlamentit si nje nga institucionet me te rendesishme ne demokracine funksionale me nje rol shume te madh ne permbushjen e kritereve politike. E them kete sidomos pasi degjova me keqardhje Kryetaren e Parlamentit qe duke fajesuar opoziten arrin te thote se raporti trajton Parlamentin mbasi aty eshte opozita prandaj gjithcka kritike i takon asaj. Kujtoj me kete rast se ne disa raporte progresi tashme flitet per Kuvendin ne menyre kritike po jo deri ne kete nivel sic shprehet raporti i fundit ku kryetarja kritikohet ne menyre te drejtperdrejte dhe si reagim publik te saj gjen fajesimin e opozites. Raporti eshte konkret dhe sipas ketij raporti pozita e saj kryetares eshte keqperdorur shpesh duke imponuar vendimet ne axhenden e Kuvendit kunder asaj te vendosur bashkerisht ne konferencen e kryetareve... Kujtoj se dhe ne raportet e mepasshme te KE-se Kuvendi eshte kritikuar per punen me axhende e bere ne minuten e fundit. Ky eshte shkaku kryesor qe Parlamenti shqiptar eshte nje institucion qe misheron problematiken e rende te demokracise ne vend dhe jo opozita pavaresisht bojkotit te saj.

Opozita eshte shprehur per rritjen e cilesise se legjislatorit dhe per kete ceshtje mjafton te kujtojme kritikat tona per ligjin per gjobat mbi biznesin apo per TVSH e librave kritikat per ligjin e investimeve te huaja ku me vone keto ligje nen presionin e BE jane rishikuar por nderkohe kemi humbur kredibilitet aq te rendesishem per procesin e integrimit sic u theksua nga z. Fyle.

Por nuk duhet te harrojme nje numer ligjesh te konsideruara antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese te cilat kane treguar se sa ne te vertete mazhoranca e respekton Kushtetuten te ciles i referohet gjithe kohen per ceshtjen e zgjedhjeve. Aplikimi i standardit te dyfishte eshte simbol i kesaj mazhorance dhe shembulli konkret eshte qendrimi ndaj Kushtetutes dhe Gjykates Kushtetuese.

Krahas kesaj dua te vleresoj pasqyrimin realist te situates ne kete raport qe thekson se ..puna e Parlamentit prej vitesh ka pasur veshtiresi per shkak te nje dialogu shpesh jo konstruktiv.. pra sic theksohet ne raport kjo situate ka qene edhe me pare por bojkoti e nxori ate me shume ne pah. Po ne raport theksohet se ...qe pas zgjedhjeve PS bojkotoi Parlamentin duke kerkuar transparence dhe hetim per parregullsite e zgjedhjeve. Qeveria nga ana e saj nuk ka treguar gatishmeri per kompromis ndaj propozimeve te PS per te kapercyer ngercin politik si rezultat dialogu eshte perkeqesuar dhe funksionimi i demokracise ka penguar reforma te rendesishme....

Kritikat e raportit

Kritikat e raportit me realizem duhet te konsiderohet si nje zile alarmi per te gjithe ne prandaj mazhoranca duhet te vleresoje oferten e opozites per ti hapur rruge zgjidhjes se situates kritike politike. Kjo do krijonte kushtet qe te trajtojme me realizem e gjithcka te analizuar ne dokumentin e KE i cili trajton ne menyre kritike jo vetem Parlamentin por edhe ceshtjet qe kane te bejne me krimin e organizuar dhe korrupsionin reformen ne drejtesi dhe gjyqesor apo ne administraten publike per lirine e medias. Apo ceshtjet kritike per problemin e prones si arsye thelbesore qe sollen kete refuzim pavaresisht nga arritjet me te cilat mburret qeveria. Raport i KE ben verejtje per klauzolen standstill qe dua tju kujtoj se i referohet aplikimit te cmimeve te references ne import si dhe takses se automjeteve te perdorura per te cilat ne si opozite kemi kritikuar edhe me pare se bien ndesh me nenin 20 te MSA.

Por reagimi dhe aksioni politik i mazhorances ne vend te reflektimit dhe vetekorrigjimit eshte futur ne hulline e sherrnajes mendjemadhesise dhe reagimit destruktiv politik si te ministrave ashtu dhe deputeteve te saj. Mjafton te shikoni qendrimet politike ku deshtimi per statusin zevendesohet me propagande alla-lindje per vizat per te kuptuar se kjo mazhorance nuk e ka seriozisht marrjen e reformave integruese dhe per kete arsye duhet te shkojme ne zgjedhje qe do te prodhonin zgjidhje jo vetem per procesin e integrimit europian por para se gjithash per zgjidhjen e krizes ekonomike qe po varferon shqiptaret dhe po pasuron me progresin gjeometrik nje grup njerezish te lidhur me interesa politike ekonomike dhe mediatike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›