E Shtunë, 31 Tetor 2026

Macet

Nga Curcilli te Klinton fuqia tinezare e parezistueshme

Kafshet e shenjta te egjiptianeve jane bere miqte me te mire te mbretereshave krereve te shteteve dhe shkrimtareve. Nje liber tregon sekretet dhe historite e maceve me te dashura nga njerezit e famshem

Me sy te verdhe dhe lekuren me qime te buta macja e pare e shfaqur ne historine e njerezimit nuk kishte emer. Sipas legjendes ishte nje prej kafsheve te Lilith gruas rebele dhe djallezore qe sipas tradites hebreje ishte shoqja e Adamit para Eves me pak fjale edhe femra e pare e krijuar mbi Toke. Per keto lloj macesh qe sigurisht nuk gerhinin por qe ishin lajkatare dhe shume te bukura shkruhet edhe ne Bibel kur tregohet per kaosin fillestar ne te cilin ishte kthyer Toka pas mbreterise se Edomit. Ne nje citim aty shkruhej se Lilith kishte gjetur nje banese ne ate zone se bashku me hienat dhe macet e egra. Qe atehere macja kafshe elegante dhe misterioze ka qene gjithmone e pranishme ne historine e njerezve e cilesuar si hyjnore ndonjehere si krijese e djallit e cmuar nga dashamireset e tyre grate ne krye dhe e urryer pafund nga ata qe i kane fobi. Macet pelqeheshin shume nga egjiptianet dhe greket per natyren e tyre enigmatike nga etrusket dhe romaket sepse mbanin larg minjte. Pikerisht sipas shkencetareve kjo ishte arsyeja se pse macet e egra u afruan me njerezit ato luftonin minjte qe hanin dritherat. Deri tani besohet se egjiptianet e lashte ishin te paret qe zbuten si kafshe shtepiake macet rreth 4 mije vjet me pare. Skeleti i nje maceje te eger ishte gjetur i varrosur prane eshtrave te nje njeriu te epokes se neolitit. Kjo sipas tyre sugjeronte se macja ishte nje kafshe shtepiake ndoshta e vrare pas vdekjes se te zotit te saj. Pas Mesjetes macet u shfaqen paqesisht ne skene ne fshat e ne qytet ne kampe dhe shtepi te varferish por edhe ne vila fisnike dhe keshtjella mbreterore. Protagoniste mitesh dhe legjendash keto kafshe te cilesuara si me cilesi mbinatyrore duke u bere miqte me te dashur te njerezve te famshem dhe jo vetem. Edgar Allan Po mbante vazhdimisht ne shpatull macen e tij Katerina qe i dha me shume fame me librin Macja e zeze 1842 ndersa Rudyard Kipling u dedikoi atyre librin Macja qe ecte vete. Por nese George Sand ishte shume e afeksionuar pas maces se saj Minou saqe ndante me te pjaten e mengjesit Juck ishte shoku i pandashem i Winston Churchill-it ne Londer ne Dowing street N.10. Perkundrazi Socks macja laramane e races se perzier ishte First cat ne kohen e Klinton-it edhe pse me shume se e vete Presidentit ishte e preferuara e vajzes se tij Chelesea. Sock u be i famshem pasi me Buddyndashn qenin presidencial nuk shkonin mire me njeri-tjetrin ndaj mbaheshin ne lagje te ndara ne Shtepine e Bardhe. Kur u shperngulen nga Shtepia e Bardhe perfundoi ne shtepine e sekretares se Clinton Betty Currie. Por Socks nuk eshte i vetmi rast meqenese ne Shtepine e Bardhe kishte jetuar edhe Slippers i preferuari i Presidentit Rusvelt. Edhe macja siameze e Carterit nuk mbetet pas per nga fama. Fotoja ku shfaqet vajza e Presidentit Amy me macen siameze Misty Malarky Ying Yang beri xhiron e botes ne ate kohe. Nese kthehemi pas ne kohe na del ne skene Heatheri i bardhe macoku persian i Mbretereshes Viktoria qe gjithmone kishte pasur shume mace ne rezidencen mbreterore por qe te preferuarin e saj ia la trashegimi te birit Eduardit VII.

Kesaj kafshe magjike i eshte kushtuar edhe libri 1001 historite qe nuk te kane treguar per macet i mbushur me anekdota dhe rrefime per mace te famshme por edhe nga aventura te jetuara. Aty shkruhet per Dinen macen e shfaqur ne Liza ne boten e cudirave por edhe per macet qe kane perbere lajm per televizionet apo gazetat neper bote. E kush e harron rastin e Vaino-s ekzemplarit finlandez 12 vjec qe nje vit me pare pasi humbi dhe u largua padashur nga shtepia pershkroi 800 kilometra ne 130 dite per tu kthyer ne Helsinki te padronet e tij. Histori argetuese dhe plot ngjyra por qe arrijne ti bejne per vete te gjithe jo vetem femijet. Nga ana tjeter nese eshte e vertete se per macet kane folur shpesh Bodler Eliot Hoffman dhe Colette atributin me te madh per pranine e tyre ne jeten e qenieve njerezore ia dha Doris Lessingu fituese e cmimit Nobel ne vitin 2007 qe me librin Particularly Cats permes shume historive te kafsheve te saj te preferuara i lejoi te gjithe te ndanin vizionin e saj te jashtezakonshem per boten dhe jeten.

Te jetosh me macet

Kjo eshte historia e nje zonje Wanda Jassen qe prej dhjete vjetesh merr ne shtepine e saj mace ne veshtiresi per te cilat kujdeset. Te prekura nga semundje te renda te shtypura nga makinat te perzena nga padronet e tyre ose thjesht te braktisura ne kerkim te dashurise. Te gjitha gjejne dashuri ne shtepine e kesaj zonje kineze qe miqte e njohin me emrin Wanda zonja e maceve. Me deshiren e madhe per ti ndihmuar Wanda ka plot 23 mace ne shtepine e saj secila me historine dhe emrin e vet. Kisha 26 por tre i kane marre mikeshat e mia. Fale tyre nuk rashe ne depresion pas vdekjes se shokut tim. Tashme jane misioni im jane gjithe jeta ime.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›