E Shtunë, 31 Tetor 2026

KB ndihma humanitare ne Misrata

Regjimi i Muamar Gadafit premton të lejojë celjen e një korridori humanitar në Misrata. Në qytetin symbol të protestës ndaj regjimit Kombet e Bashkuara do të lejohen të dërgojnë ndihma humanitare. Misrata është i vetmi qytet në pjesën perëndimore të Libisë që vazhdon të jetë pjesërisht nën kontrollin e rebelëve.

Megjithatë, sipas zyrtares së lartë të OKB-së, Valeri Amos, regjimi nuk ka dhënë garanci se luftimet në qytetin port do të ndalojnë për të lejuar hyrjen e ndihmave ndërkombëtare. Human Rights Watch raporton se 267 njerëz janë vrarë në Misrata gjatë shtatë javëve të fundit. Zyrtarët thanë se rreth 1000 punonjës të huaj dhe të plagosur janë evakuuar nga Misrata të hënën nën kujdesin e Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit dhe kanë arritur tashmë në Benghazi. Gjendja në qytet cilësohet si tejet e rëndë .

Kryekomandanti i misionit të NATO-s në Libi, general-lejtnant Charles Bouchard, ka fajësuar trupat e pushtetmbajtësit Muammar al Gaddafi se kanë qëlluar ndaj civilëve në Misrata. Snajperët janë vendosur mbi çatitë e xhamive dhe prej atje kanë qëlluar njerëzit, tha Bouchard për televizionin kanadez. Ushtarët e Gaddafit janë fshehur në afërsi të spitaleve dhe kanë pozicionuar automjete të blinduara nëpër shkolla. Nganjëherë ata i zhveshin uniformat e tyre në mënyrë që mos të njihen në bastionin e rrethuar të rebelëve. Kanadezi Bouchard i kritikoi këto veprime si të "pamoralshme" dhe të "ulëta".

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›