E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi-Vanekere: Bashkëpunim mes dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, ka pritur Zv. kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Stiven Vanekere me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe ndihma që i duhet Kosovës në proçeset integruese.

Sipas deklaratës së lëshuar nga qeveria e Kosovës, theksohet se: “Mbi frymën e vullnetit të ndërsjelltë me vlera të përbashkëta, kryeministri Thaçi ka shprehur interesin e Republikës së Kosovës për të pasur marrëdhënie më aktive dhe më të ngushta me Mbretërinë e Belgjikës në të gjitha fushat me interes reciprok.”

Kryeministri kosovar u ka bërë sërish ftesë investitorëve belg që të sjellin bizneset e tyre në Kosovë. Kërkesa për ndihmë e bërë shefi i qeverisë së Kosovës është pranuar nga zyrtari i lartë belgë, i cili ka shtuar se qeveria e tij do të vazhdojë të mbështesë proçesin e reformave të gjithanshme në Kosovë.

Gjatë ditës së martë, kryeministri Hashim Thaçi është takuar edhe me një delegacion të senatorëve francez me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›