E Shtunë, 31 Tetor 2026

EXIT mbledh yjet

Festivali EXIT mbahet për të 11’tën herë në Novi Sad. Emra të njohur të muzikës botërore do të performojnë nga 7 deri më 11 korrik, në Kështjellën e Petrovaradinit. Nga Express më 03 maj 2011 në ora 09:30

Bende dhe këngëtarë të famshëm do të ngjiten në binat e festivalit të njohur EXIT, i cili mbahet më 7-10 korrik në Novi Sad. Gjatë këtyre katër ditëve, edicioni i 11 i festivalit do të mbledh në një vend shumë nga emrat më të njohur të zhanreve të ndryshme të muzikës - që nga rocku, e deri te dance.

Në binën kryesore, Main Stage, atraksion kryesor do të jetë grupi i njohur Arcade Fire, i përbërë nga shtatë anëtarë, multiinstrumentalistë, të cilët gjatë performancës në skenë ndërrojnë deri në 16 instrumente. Albumi i fundit i grupit, "The Suburbs", është renditur në maje të top-listave botërore.
Bendi mjaft i njohur Pulp do të performojë, po ashtu, në Exit, në kuadër të truneut të parë pas 15 vjetësh. Pop bendi nga Sheffieldi njihet sidomos nga gjeneratat e mesme.

E pas 25 milionë kopjeve të albumeve të shitura, para publikut disamijësh të EXIT’it do të paraqitet edhe J Kay, i njohur si Jamiroquai. Albumi i fundit i tij, “Rock Dust Light Show“, ka shënuar kthimin “tek rrënjët” e këtij artisti dhe të bendit shoqërues.

Sa për Portishead’in legjendar të zhanrit trip-hop, çfarëdo që thuhet është e tepërt. Bendi nga Bristoli, i themeluar në fillim të viteve ’90, arriti sukses që me albumin e parë “Dummy” (1994).

Muzika e bendit Grinderman, një tjetër pjesëmarrës në EXIT, ndërkaq, konsiderohet një version rock’n’rolli më i ashpër se Nick Cave e Bad Seeds. Në fakt, bendi edhe është formuar në vitin 2007 nga anëtarët e bendit të Cave’it.

Në anën tjetër, punk veteranët e Bad Religion premtojnë argëtim të mirë - të çmendur.

Për adhuruesit e shumtë të DJ’ve, Dance Arena e festivalit do të sjell emra të njohur, po ashtu, duke nisur që nga Marco Carola e Underworld.

Festivali EXIT, ndër më të njohurit në botë, mbahet në Kështjellën e Petrovaradinit, në Novi Sad. Në festival, tradicionalisht, marrin pjesë edhe adhurues të muzikës nga Kosova. Përveç muzikës, respektivisht performimit të bendeve dhe këngëtarëve në më shumë se 20 bina, festivali përfshin edhe aktivitete të tjera kulturore.

- Main Stage:

Arcade Fire
Pulp
Jamiroquai
Portishead
Grinderman
M.I.A.
Bad Religion
Magnetic Man
Jinx
Darkwood Dub
S.A.R.S.
Petrol

- Dance Arena:

Underworld
Deadmau5 (unhooked)
Groove Armada
Fedde Le Grand
Tiga
James Zabiela
Digitalism live
Dj Sneak
Paul Kalkbrenner
Joris Voorn
Steve Aoki
Carl Craig
Marco Carola
Better Lost Than Stupid
Joachim Garraud
Gramophonedzie
tINI
Maya Jane Coles
Union DJs

- Fusion Stage :

House of Pain
Beirut
Partibrejkers
Hadouken!
Go Back To The Zoo
Svi na pod
Killo Killo
The Good Guys
Kandžija
IrieFM
Ringišpil

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›