KRARA në New Mexico
Nga Express më 03 maj 2011 në ora 09:29
Asociacioni i Kosovës për Hulumtimin e Artit në Gurë (KRARA) u ftua për pjesëmarrje në një konferencë shkencore në New Mexico.
KRARA është ftuar në konferencën shkencore, CAASW 2011 (Conference on Archaeoastronomy of the American Southwest), e cila mbahet në University of New Mexico), nga data 16 deri më 18 Qershor.
KRARA atje do të prezantohet me punimin, ”Archaeoastronomy in Kosovo: Our Youngest and Oldest Science” (Arkeoastronomia në Kosovë : Shkenca jonë më e re dhe më e vjetra), e bashkautorëve Ilaz Thaçi dhe Hubert Allen Jr.