Eagle Mobile ofron rezultatet e Zgjedhjeve 2009
Risitë nuk dinë të ndalen në Eagle Mobile. Si pjesa më aktive e tregut të telefonisë celulare, Eagle Mobile ndjek nga afër zhvillimet në vend dhe punon të sjellë mundësi dhe oferta bazuar në kërkesën e konsumatorëve shqiptarë.
Abonentët e Eagle Mobile, edhe në Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të së dielës, do të mund të provojnë shërbimin më të ri, VOTIME 2009. Çdo abonent i Eagle Mobile që është i interesuar, mund ta përfitojë këtë shërbim duke dërguar një SMS me tekstin ABONOHU VOTIME në numrin 1511. Shërbimi kushton vetëm 250 lekë. Abonentët e këtij shërbimi do të marrin informacione në lidhje me procesin e votimit në të gjithë vendin, procesin e numërimit te votave si dhe Rezultatin Përfundimtar.Eagle Mobile çel rrjetin e dyqaneve për bizneset dhe korporatat në të gjithë vendin
Kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri, çeli në qytetin e Durrësit dyqanin e parë të specializuar për bizneset, korporatat dhe institucionet publike. Pasi çeli me sukses rrjetin e 41 dyqaneve në të gjithë territorin e republikës ne vetëm 6 muaj, Eagle tashmë po fokusohet në fusha specifike për tu dhënë përgjigje kërkesave të klientëve.
Dyqanet e reja Eagle që do të çelen në qytetet më të mëdha, do tu përgjigjen në mënyrë të drejtpërdrejtë bizneseve të këtyre qyteteve dhe zonave, korporatave apo edhe institucioneve publike vendore që janë të interesuar të kenë të gjitha shërbimet e Eagle Mobile. Është herë e parë në Shqipëri që një kompani celulare çel një rrjet të tillë.
Në ceremoninë e inaugurimit në Durrës, Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin tha se “ky është një hap i rëndësishëm në profilizimin e punës së Eagle dhe operimin sa më të shpejtë në bazë të kërkesave të qytetarëve. Tashmë askush nuk do jetë i detyruar të kontaktojë me Tiranën për shërbimet tona; ato mund t’i gjeni në qytetin tuaj me një gamë të gjerë” tha zoti Taskin në një takim me gazetarët. Drejtori i Divizionit të Shitjeve, Omer Kerem, theksoi se “me anë të këtij rrjeti, çdo biznes, korporatë apo institucion i interesuar mund të pajiset me shërbimin e kërkuar brenda 24 orëve”.