E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis ndërtimi i nënstacionit 110 KV, në B. Curri

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) ka akorduar një fond prej 2.200.000 euro me zbatues punimesh shoqerinë "Ndrekaj" sh.p.k. OSSH-ja ka bërë të ditur se furnizimi me energji elektrike i qytetit verior të Bajram Currit realizohet nëpërmjet një linje radiale 110 kv nga nënstacioni 220/110 kv në Fierzë. Aktualisht, është në shfrytëzim një nënstacion ekzistues 110/6 kv me gjendjen teknike të pajisjeve elektrike të amortizuara.

Sipas adminsitratorit të firmës “Ndrekaj” sh.p.k, Viktor Pjetri, që po zbaton punimet në këtë zonë, ndërtimi i nenstacionit të ri është mjaft i domosdoshem për komunitetin e zonës, pasi ndërprerja e vazhdueshme e energjisë elektrike nga nënstacioni ekzistues ka krijuar probleme për popullatën e qytetit verior dhe të gjithë komunave që furnizohen nga ky nënstacion.

Pajisjet elektrike të nënstacionit të ri, sipas detyrimit kontraktual, do të furnizohen nga kompania “ABB”, lider botëror në fushën e prodhimit të pajisjeve elektrike me fabrika në Suedi, Itali, Austri etj. Sipas projektit të hartuar nga firma zbatuese dhe të miratuar nga OSSH, janë duke vazhduar punimet për sistemimin e sheshit të ndërtimit, si dhe kanë filluar punimet për bazamentet kryesore të pajisjeve elektrike.

Shoqeria “Ndrekaj” sh.p.k ka lidhur kontratën me ABB për prodhimin e pajisjeve elektrike që në muajin mars të këtij viti dhe ato do të lëvrohen gjatë muajve korrik-gusht, ndërsa nënstacioni i ri pritet të vihet në punë në muajin nëntor.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›