E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Kulturës sërish godet institucionet shqiptare

Ky seminar mbahet tradicionalisht mbahet në Tetovë dhe Ohër. Ministria e Kulturës sërish godet institucionet shqiptare dhe kësaj radhe ka qenë Drejtoria e Seminarit Ndërkombëtarë të Albanologjisë, që vepron në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), e cila për çdo vit organizon tradicionalisht organizon këtë seminar të albanologjisë me përmasa ndërkombëtare, që ishte organizuar të mbahej në fund të këtij muaji. Kështu me nënshkrim të zëvendësministrit të Kulturës, Dragan Nedelkoviç është refuzuar financimi i sivjetëm i këtij seminari.

Në dokumentin që siguroi agjencia e lajmeve INA theksohet: “Ministria e Kulturës ka shpërndarë paratë për 2009 në kuadër të programit vjetor dhe për sivjet nuk jemi në gjendje të përgjigjemi pozitivisht për përkrahje financiare të Seminarit Ndërkombëtarë të Albanologjisë. I përkujtojmë Drejtorisë së seminarit që të konkurrojë më 2010, se tani nuk ka mjete financiare”.

Përfaqësues të ministrisë së Kulturës nuk kanë dashur të komentojnë këtë vendim, duke thënë se projektet e përkrahur nga Ministria do të publikohen ditëve në vijim. Siç bëhet e ditur, pikërisht kjo ministri gjatë periudhës së vitit 2007/2008 kishte ndarë 1.300.000 denarë për këtë seminarë, aq sa mjete u ishin ndarë Seminarit ndërkombëtarë të maqedonistikës. Këtë vit, drejtoria e seminarit ndërkombëtarë të maqedonistikës ka dyfishuar mjetet për organizimin e aktiviteteve të tyre.

Me këtë vendim u refuzuan figurat eminente shkencore shqiptare si akademikët dhe profesorët Rexhep Qosja, Eqrem Çabej, Remzi Nesimi, Rexhep Ismajli, Idriz Ajeti, Qemal Murati dhe emra të tjerë.

Zënkat për kreun e Drejtorisë së Seminarit.

Derisa Ministria e Kulturës ka refuzuar mjetet për të financuar Seminarin e sivjem, kanë vazhduar zënkat brenda USHT-së për të vënë nën kontroll drejtorinë e këtij seminari. Drejtori i deritanishëm prof.dr. Qemal Murati nuk ka hequr dorë nga udhëheqja e këtij institucioni, edhe pse ai është shkarkuar siç thuhet nga rektorati aktual i USHT-së. Drejtoria e caktuar nga udhëheqja aktuale drejtohet nga historiani Fehari Ramadani, i cili ka caktuar që prej 23 e deri më 28 shtator ky seminar të mbahet në Shkup.

Në njoftimin e tyre theksohet për pjesëmarrësit nuk mbulohen shpenzimet e udhëtimit. Ndërsa për më vonë mbajtjen e këtij seminari në Tetovë dhe Ohër, e ka konfirmuar prof.dr. Qemal Murati, ashtu siç ka qenë i organizuar tradicionalisht.

Elizabeta gjithnjë për shqiptarët e lë Nedelkoviçin

Në Ministrinë e Kulturëës është evidente se të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me refuzimin e aktiviteteve shqiptare dhe evenimenteve kulturore nënshkruhen nga zëvendësministri Dragan Nedelkoviç, i cili i takon Partisë Demokratike Serbe. Ministrja e këtij dikasteri Elizabeta Kançeska-Milevski gjithnjë vendimet që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe manifestimet e tyre i`a lë t`i nënshkruajë dhe refuzojë zëvendësi i saj Nedelkoviç. (ina/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›