E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla profesionale e Kamzës, më e mira në sipërmarrje

Vetëpunësimi i 18-19 vjeçarëve, që s’vazhdojnë fakultetin është sfida e Ministrisë së Arsimit. Kjo deklaratë është bërë nga vetë kreu i Arsimit, Myqerem Tafaj, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në konkursin kombëtar “Sipërmarrësi i ri”, ku morën pjesë 22 shkolla profesionale nga e gjithë Shqipëria. Ndër projektet ambicioze që paraqiten biznesmenët e ardhshëm shqiptarë, çmimi i parë iu dha shkollës profesionale në Kamëz. British Council në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, në përfundim të projektit Aftësim për Punësim (Skills for Employability), organizoi dje ceremoninë e dhënies së çmimit të konkursit kombëtar “Sipërmarrësi i Ri për vitin 2011”, një prej 41 shkollave profesionale të vendit, pjesëmarrëse në këtë konkurs. Qëllimi është të ndërgjegjësohen të rinjtë për mundësitë që ofron një edukim teknik, në një profesion të caktuar dhe po ashtu të stimulojë vetëpunësimin dhe përshtatjen me tregun e punës të aftësive që të rinjtë marrin në shkollë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›