E Shtunë, 31 Tetor 2026

30% e grave në politikë, tryezë bisedimi që të mos mbetet në tentativë

Kandidatet potenciale femra për të marrë pjesë në strukturat vendimmarrëse, dyshojnë se kuota prej 30% e përfaqësimit të tyre do të mbetet nje tentativë për të orfuar barazi gjinore në politikë. Për herë të parë gra pjesëmarrëse në forumet politike të PD dhe PS janë ulur bashkë, këtë herë për të bashkuar fuqinë ndaj burrave.Në një tryezë njohëse për zbatimin e Ligjit për Barazi në Shoqëri dhe Kodin Zgjedhor, çështja është shtruar veçanërisht për respektimin e kuotës së përfaqesimit të tyre në masen 30%. Nisur nga ky fakt, ato janë trajnuar se si duhen kandidaturat femra në listë dhe si të avokatojnë kur kjo e drejtë t'u shkelet. Kjo tavolinë interaktive, mbahet vetëm një muaj, përpara se partitë politike të dorëzojnë në KQZ listat me emrat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme të legjislativit. Deri më tani janë zhvilluar 6 trueza në 6 qarqe të ndryshme të vendit dhe janë trajnuar mbi 150 femra të majta dhe të djathta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›