E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, gati leje ndërtimi për fushatë elektorale

Siç mësohet nga burime brenda KRRT së Tiranës, kryetari i Bashkisë, Edi Rama,  ka lajmëruar një mbledhje tjetër KRRT-je, për të miratuar lejet dhe projekte të tjera të cilat kanë të bëjnë me klientelizmin e tij në prag të fushatës.  Vendimet e fundit të KRRT të Tiranës, përveç faktit që u miratuan në mënyrë skandaloze në një ditë pushimi verifikuan para shqiptarëve se kryetari ynë i Bashkisë së Tiranës është pjesë  integrale e mafies së industrisë së ndërtimit dhe ka shndërruar këtë sektor në pronën e tij private. Tashmë KRRT e Tiranës është kthyer në një sektor që miraton leje dhe sheshe ndërtimi sipas interesave të klaneve Interesant është edhe fakti tjetër që ky monopolizim është bërë bë bashkërendim të punës me ministrinë e linjës ku ministër është edhe Sokol Olldashi. që marrin pjesë në KRRT  e Bashkisë së Tiranës. Pavarësisht se në lejet e fundit të ndërtimit kanë përfituar miqtë e Berishës dhe të Olldashit, këtë radhë është vetë ministria e Olldashit e cila akuzon Ramën se kërkon të zhvillojë një KRRT për interesat e tij klienteliste. Këtë akuzë e bën Marin Biçoku i cili ka funksionin e Drejtorit të Urbanistikës në ministrinë  e Olldashit. Në fakt dy leje, që u miratuan të dielën e famshme kur kryebashkiaku kaloi plot 26 të tilla, kanë qenë në pronësi të familjes Biçoku. Ndryshe nga radhën e parë, mesa duket ministri Olldashi nuk pranon që të kalojë më leje ndërtimi në emër të klientelës së Edi Ramës. Sipas Biçokut,  miratimi i lejeve të ndërtimit pa kaluar Planin rregullues nuk mund të pranohet. Kemi kërkuar miratimin e Planit e nuk do të pranojmë leje ndërtimi, pa një plan rregullues të miratuar. Qeveria dhe donatorët i kanë dhënë Bashkisë 1, 5milionë dollarë për hartimin e planit, dhe kanë pranuar 4 herë zgjatjen e afatit të përfundimit të kontratës me të vetmin qëllim, që Tirana të bëhet me Plan. Ka katër muaj, që plani është mbaruar dhe nuk paraqitet për miratim sipas ligjit. Ky është vullneti politik, i Kryetarit të Bashkisë, për të vazhduar abuzimin me lejet dhe për të konsoliduar praktikën korruptive, në funksion të mbledhjes të parave për fushatën elektorale, ka thënë Biçoku, duke paralajmëruar se nuk do të marrin më pjesë në kalimin e lejeve të ndërtimit dhe bllokuar KRRT e Tiranës. Në fakt, mesa duket fushata zgjedhore do e agravojë situatën e ndërtimeve në Tiranë. Tashmë bllokimit dyvjeçar të KRRT dhe të biznesit të ndërtimit do i shtohet edhe fushata zgjedhore, e cila do vazhdojë të krijojë situatë bllokuese për biznesin e ndërtimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›