AH1N1, 13 raste të dyshuara, të hënën rezultatet
Nga 13 të dyshuarit, tetë raste kanë shfaqur shenja të sëmundjes pas udhëtimeve që kanë kryer jashtë vendit. Një nga pacientët është nga Vlora, një nga Saranda, një nga Lushnja, ndërsa pjesa tjetër nga kryeqyteti.
TIRANE-Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar buletinin e dytë për përhapjen e virusit A/H1N1 në vendin tonë. Fatmirësisht, numri i atyre që janë prekur nga ky virus mbetet ende katër, ndërkohë që numri i të dyshuarve më të sigurt se mund të jenë të prekur nga gripi i derrit ka shkuar në 13 persona.
Deri tani janë marrë mostrat për 293 persona të cilët dyshohen se jenë prekur nga gripi A H1N1, ndërsa 13 të tjerë, nga analizat paraprake të kryera pranë laboratorit të virologjisë në ISHP, kanë rezultuar me gripin A, por ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për gripin pandemik.
Ndërkohë që mbrëmjen e së enjtes, sipas burimeve zyrtare nga ISHP-ja, priten analizat e pesë të dyshuarave të cilat u dërguan në Rumani mesditën e së hënës.
Nga 13 të dyshuarit, tetë raste kanë shfaqur shenja të sëmundjes pas udhëtimeve që kanë kryer jashtë vendit, ndërkohë që nga këta pacientë, një është nga Vlora, një nga Saranda dhe një nga Lushnja, ndërsa pjesa tjetër janë nga kryeqyteti.
Të gjitha rastet paraqiten në kuadër klinik të lehtë, si temperaturë rreth 38 gradë, dhimbje koke, dhimbje fyti, kollë, dhimbje muskulare dhe lodhje. Vetëm për dy nga rastet e dyshuara u gjykua shtrimi në spital dhe për një rast u fillua trajtimi me tamiflu. Të gjitha rastet e tjera nuk kanë pasur komplikacione dhe nuk janë shtruar në spital. Izolimi i tyre është kryer në kushtet e shtëpisë.
13 rastet që dyshohen të jenë të prekur nga virusi A/H1N1 janë të grupmoshave 16-61 vjeç, ku predominon mosha nga 15- 44 vjeç, ndërkohë që nuk ka asnjë rast të moshave pediatrike.
Çdo ditë në ISHP përpunohen mostra të rasteve të dyshuara nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit. Laboratori i virologjisë është pjesë e rrjetit europian të survejancës së gripit dhe raporton çdo javë pranë këtij rrjeti. Aktualisht, në këtë laborator po analizohen mesatarisht mbi 30 mostra çdo javë. Deri tani nuk është raportuar asnjë vdekje.
(s.g/GSH/BalkanWeb)