E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle Mobile shpall fituesit e Rini Ring

Eagle Mobile vazhdon serisht te sjelle fitues ne Shqiperi. Kompania me e re e telefonise se fundmi u dha mundesine 67 abonenteve riniring te fitojne nga 670 ore falas per cdo abonent, qe kane derguar sms mes datave 01-30 tetor. Ne ceremonine e perzgjedhjes se numrave ishte prezent dhe drejtori i pergjithshem i kompanise Ali Tashkin, i cili u shpreh se Eagle Mobile po e mban fjalen e dhene per te ndryshuar tregun kombetar te telekomunikacionit. Qytetaret shqiptar e kane pershendetur punen tone duke u anetaresuar perdite me shume ne familjen e Eagle mobile. Kemi arritur tashme 130 mije abonent. Tarifat e riniring i pergjigjen interesave dhe nevojave te komunitetit, ka perfunduar Tashkin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›