E Diel, 1 Nëntor 2026

“BMW” prezanton super-automjetin ekologjik



Ekologjia dhe performancat sportive nuk përshtaten mirë me njëra-tjetrën. Por bavarezët nuk pajtohen me këtë ide. Burimet e faqes së automjetit “Autocar” pohojnë se në kompaninë “BMW” janë duke përgatitur një automjet të ri super-sportiv, i cili do të jetë trashëgimtar i modelit të njohur M1. Konceptin në zhvillim e sipër bavarezët e quajnë “super-automjeti revolucionar i gjelbër”. Dizajni i automjetit të ri është frymëzuar nga koncepti “M1 Hommage Concept”. Ai do të vihet në lëvizje nga motori trelitërsh biturbo me gjashtë cilindra. Prodhuesi gjerman pret që shpenzimet dhe emetimi i CO2 të jenë në nivelin e limuzinës së Serisë 5. Kursimin mendohet ta sigurojnë sistemi i frenimit rigjenerativ, përshpejtimi i drejtpërdrejtë, teknologjia start-stop, djegia e drejtpërdrejtë, e madje edhe sistemi i energjisë kinetike KERS të cilën BMW-ja e zhvillon për bolidin e vet në Formula 1. Automjeti supozohet të dalë në shitje para vitit 2012.

“Bugati” në provë me “Grand Sport Sang Noir”

“Bugati” duket se ka vendosur të paraqesë edhe një risi me temën e targës së re Grand Sport. Automjeti do të prodhohet në gjithsej 150 njësi do të ketë edhe një seri të kufizuar për shkak të binjakut famëkeq “Sang Noir”. Tani për tani nuk dihet se sa “Sang Noir 16.4 Grand Sport” planifikon të prodhojë “Bugati”, megjithatë për momentin po prodhohen pesëmbëdhjetë njësi të Sang Noir. Kur marrim parasysh se njësia e parë e targës “së rëndomtë” Grand Sport në ankandin e Monterey është shitur për shumën 3.19 milionë dollarë amerikanë, mund ta marrim me mend se sa do të kushtojë modeli i fundit. Mund të pritet se “16.4 Grand Sport Sang Noir” nga Grand Sport i rëndomtë do të dallojë vetëm nga ngjyra e jashtme, rrjeta ndryshe e ftohësit dhe enterieri i ridizajnuar.

Publikohen fotografitë e para të “One-77”

Me gjithë përpjekjet e prodhuesit britanik të ekzotikës automobilistike që ta mbante automjetin e ri larg prej syve kureshtarë, kjo punë nuk ndodhi siç ishte parashikuar. Në internet janë shfaqur fotografitë e para të automjetit luksoz “One-77” me vlerë një milion paund, i cili është shitur para se blerësit të kishin mundësi ta admironin. Automjeti, i cili do të prodhohet në serinë e kufizuar prej gjithsej 77 njësish, motor shtatëlitërsh V12 me mbi 700 KF. Fotografitë e brendshme të automjetit ende nuk janë publikuar, megjithatë, duke njohur veprimet e prodhuesit Aston Martin, kjo mund të dukej e përsosur.

“Mercedes Fascination” magjeps adhuruesit e automjeteve

Koncepti i modelit më të ri të prodhuesit të famshëm të automobilave “Mercedes Fascination” po arrin t’i magjepsë adhuruesit e automjeteve. Ky model, në një mënyrë apo në një tjetër, na bën me dije se si do të duket gjenerata e ardhshme e mercedezit “E-klas”. Tashmë është bërë e ditur se pjesa e përparme e këtij modeli do të jetë pjesë e modeleve të ardhshme të E-klasës, ndërsa modeli karvan dhe kupe do të marrin elemente anësore nga modeli “CLK”. Dizajni i interierit të modelit “Fascionation”, po ashtu është i ngjashëm me atë të E-klasës, që pritet të prezantohet në korrik të vitit të ardhshëm. Ndërsa premiera e këtyre modeleve është paralajmëruar për sallonin e ardhshëm të automjeteve në Gjenevë.

1 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›