E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pure*Gold”, kompjuteri prej ari të pastër



Ajo që lexuat në titull nuk është shkruar gabim. Ky kompjuter me të vërtetë quhet “Pure*Gold” dhe ka sipërfaqe prej ari. Në brendësi në fakt gjendet një kompjuter krejtësisht solid: Procesor Core 2 Duo nga Intel, katër GB RAM memorie, 100 GB të hapësirës së dhënave, kartela grafike e Nvidias GeForce 8600GT, një USB dhe dy qasje për FireWre. Se pse ai është prodhuar me një material kaq luksoz ende nuk dihet. Ai që nuk dihet është çmimi edhe pse jemi të sigurt se nuk është aspak i vogël.

“Samsung” përgatit celular për vajzat

Për modelin e radhës së Samsungut me emrin “Cleo” nuk dimë shumë, megjithatë dizajni i tij ngjan shumë me kutinë e pudrosjes të gjinisë së bukur. Na bien ndërmend disa modele të cilat me dizajnin e tyre kanë vënë në shënjestër ekskluzivisht publikun femëror. Samsung, megjithatë, në mënyrë pompoze paralajmëron “Cleon”, një pajisje e vockël me ekran të jashtëm shtesë, për sezonin verë/dimër 2008. Për mundësitë aktualisht nuk dihet asgjë, ndërsa na mbetet të presim që ajo të mos jetë një pajisje e thjeshtë.

“HP” prezanton laptopin e vogël “Mini 1000”

Tregimi për laptopët e vegjël (netbooks) ngadalë ka filluar të bëhet i mërzitshëm sepse çdo ditë po paraqiten nga një apo dy modele të cilët ngjajnë me njëri-tjetrin shumë. Kohët e fundit prodhuesit e tyre po mundohen të kënaqin tregun me modele më të veçanta dhe me këtë ide përshtatet edhe modeli “Mini 1000” nga HP-ja. “Mini 1000” nga Helett-Packard ka përmasa solide: Procesor Atom nga Intel i cili punon në 1.6 GHz, ekran 10.2 apo 8.9 inç, që të dy me rezolucion prej 1024 x 600 pikselash, dhe memorie prej 512 MB RAM, një gigabajt. Sa i përket hapësirës për ruajtjen e të dhënave, në të gjendet disku i fortë me kapacitet prej 60 GB apo me kapacitet SSD prej tetë apo 16 gigabajtësh. Në fund, në të gjendet qasja SD, VGA ueb kamera, WiFi, Bluetooth (si opsion) dhe dy qasje për USB, e nëse zgjidhni SSD në vend të diskut të fortë do të fitoni vend edhe për një kartelë të memories USB flash prej dy, katër apo tetë GB.

1 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›