E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktorët më seksi mbi 50 vjeç



Nuk kanë lindur dje, ndonëse magjepsja nuk njeh moshë. Vazhdojnë të jenë mbase më seksi sesa kur ishin ende të rinj, kjo falë edhe popullaritetit dhe roleve më të pëlqyera.

Brus Uillis ka lindur më 19 mars të vitit 1955, në Idar-Oberstein, në Gjermaninë Perëndimore, ku i ati shërbente në Forcat e Ushtrisë Amerikane. Roli i parë i aktorit të njohur ishin seritë televizive “Moonlighting” (1985-1989). Ajo që solli në këto pjesë ishte karakteri i ashpër, por edhe komik në disa raste. Dëshironi ta vërtetoni? Atëherë mund të shihni filmat “Die Hard” (1988), “Die Hard 2” (1990) dhe “Pulp Fiction” (1994).
Denzel Uashington ka lindur më 28 dhjetor të vitit 1954, në Maunt Vernon të Nju Jorkut. Në karrierën e hershme ai ka refuzuar rolet stereotipikë, zakonisht të ofruara për aktorët me ngjyrë. Ai zgjodhi të luante martirë të të drejtave civile. Disa nga filmat më të hershëm të Uashington Denzel janë “Cry Freedom” (1987), “Glory” (1989) dhe “Malcolm X” (1992). Në filmat më të vonë përfshihen “The Preacher’s Wife” (1996), dhe “The Hurricane” (1999).
Harrison Ford ka lindur më 13 gusht të vitit 1942 në Çikago. Ky aktor është i njohur për rolin e tij si Indiana Xhons në një triologji filmash. Roli i tij i parë ka qenë Han Solo në “Star Wars” (1977) dhe vazhdimi i tij, “The Empire Strikes Back” (1980) dhe “Return of the Jedi” (1983). Ford u bë i famshëm me filmin aksion-aventurë “Raiders of the Lost Ark” (1981), i cili u ndoq nga ”Indiana Jones and the Temple of Doom” (1984) dhe “Indiana Jones and the Last Crusade”.
Riçard Gir ka lindur më 31 gusht të vitit 1949, në Filadelfia. Ai njihet për pranimin e fesë budiste dhe si ish-bashkëshort i supermodeles Sindi Kreuford. Filmi më i suksesshëm i tij është “Pretty Woman” (1990) ku ka aktruar përkrah të famshmes Xhulia Roberts si dhe “Runaway Bride” i realizuar në vitin 1999. Nuk e dimë cili rol i shkon më për shtat: punëtori i fermës te filmi “An Officer and a Gentleman”(1982), apo i dashuruari pas princeshës (prostitutës) në filmin “Pretty woman”.
Çarls Robert Redford ka lindur më 18 gusht të vitit 1937 në Santa Monika të SHBA-ve. Aktori, menaxheri dhe producenti ishin pikërisht të dhënat që e ndihmuan për të aktruar në filmin “War Hunt” (1962). Ne ramë në dashuri me të kur luajti rolin e banditit që i shmanget ligjit dhe drejtësisë në “Butch Cassidy and the Sundance Kid” (1969). Dhe më pas ramë më shumë në dashuri me të kur aktroi bashkë me aktoren Barbra Streisand në historinë e dashurisë të “The Way We Were”(1973). Një nga filmat më të njohur është edhe “All the President’s Men”, i cili e merr historinë nga Bob Uduard (Redford).
Klinton Istvud ka lindur më 31 maj të vitit 1930 në San Françisko. Ai shquhet për karakteret e ashpra në serialet “Ëestern”. Megjithatë, karriera e tij u bë edhe më e plotë në vitin 1960 kur provoi të menaxhonte, por edhe si producent dhe kompozitor. Ndër filmat më të suksesshëm mund të përmenden “Dirty Harry” (1971) dhe vazhdimi i tij “Magnum Force” (1973), “The Enforcer” (1976), “Sudden Impact" (1983), në të cilin ishte edhe menaxher dhe producent), si dhe “The Dead Pool” (1988).
Pol Njuman ka lindur më 26 janar të vitit 1925 në Klevëlend të Ohajos, SHBA. Aktor amerikan, sipërmarrës dhe filantrop fitoi çmimin “Academy Award” për rolin në filmin “The Color of Money” (1986). Të tjerë filma të Njuman janë “Twilight” (1998), “Where the Money Is” (2000) dhe “Road to Perdition” (2002). Por mbase ai shfaqet më seksi në prapaskenat e filmit “Newman’s Own”. “Akademia e Pikturës e Shkencës” e nderoi aktorin Pol Njuman me një çmim në vitin 1994 për përpjekjet humanitare.
Morgan Friman ka lindur më 1 qershor të vitit 1937, në Memfis të SHBA-ve. Suksesi më i madh i aktorit konsiderohet performanca në filmin “Street Smart”, një rol që u parapriu çmimeve që mori më pas. Nga “Academy Award” ai u nominua si aktori më i mirë. Një tjetër çmim aktori e mori falë dramës sentimentale ”Driving Miss Daisy” (1989) dhe si i burgosur në “The Shawshank Redemption” (1994). Nominimi i katërt iu dha për rolin si trajner boksi në filmin e Klint Istvud “Million Dollar Baby” (2004), me të cilin Friman fitoi çmimin Oskar si aktori më i mirë.
Shon Konër (emri i vërtetë i të cilit është Tomas Shon Konër) ka lindur më 25 gusht të vitit 1930, në Edinburg të Skocisë. Aktori britanik është i njohur për portretin e Xheims Bond, “Agjenti Sekret” 007. Konër fitoi popullaritet të madh falë performancës në rolin e Xhejms Bond në “Dr. No” (1962). Filma të tjerë të suksesshëm janë “From Russia With Love” (1963), “Goldfinger” (1964), “Thunderball” (1965) dhe “Diamonds Are Forever” (1971). Në vitin 1988, ai fitoi “Academy Award” si aktori më i mirë me filmin “The Untouchables” (1987).
Majkëll Kirk Daglas është djali i aktorit të njohur Kirk Daglas. Ai ka lindur më 25 shtator të vitit 1944. Daglas fitoi çmimin aktori më i mirë në “Academy Award” për portretizimin e sipërmarrësit të pamëshirshëm në filmin “Wall Street” (1987). Ai është producent i filmave “Romancing the Stone" (1984) dhe “The Jewel of the Nile” (1985). Filma të tjerë të njohur janë “Fatal Attraction” (1987), “Basic Instinct” (1991), “Falling Down” (1993), “Disclosure” (1994), “The American President” (1995).

1 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›