Mantovano: Problem inst. për personat e ekstraduar
Zv.ministri i Brendshëm i Italisë Mantovano pohon se në Shqipëri është problem ngritja e institucioneve për pritjen e të ekstraduarve. Deklarimet gjatë takimit me drejtues te ministrisë së Brendshme dhe Drejtësisë.
TIRANE- 140 shqiptarë janë shpallur në kërkim në Itali pas kryerjes së veprave të ndryshme penale, ndërsa mbi 2 700 persona rezultojnë të dënuar ose në pritje të dënimit në burgjet italianë. Mundësia e rikthimit tëtyre në burgjet shqiptare ka sjellë në Tirane zv.ministrin e Brendshëm italian Alfredo Mantovano. Në takimet me drejtues të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë numri dy i ministrisë së Brendshme italiane ka pohuar se ashtu sikurse në shumë vende të Evropës edhe në Shqipëri ndeshen probleme me institucionet ende të pamjaftueshme për të pritur të ekstraduarit nga italia.
Mes 2 700 të burgosurve shqiptarë në itali, 130 prej tyre kanë marrë tashmë vendimin përfundimtar e janë në pritje të ekstradimit në bazë të marrëveshjes mes dy palëve.
Mantovano nuk ka pranuar të japë komente lidhur me debatin për reformën në Shqipëri, por ka vlerësuar përpjekjet e qeverisë shqiptare në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Ai ka kërkuar që të mos ngatërrohet konceptet e ndryshme të emigracionit dhe trafikut ilegal. (a.r/news24/balkanweb)