Eagle Mobile, tarifa për të ulëta për 70 mijë punonjës adminitrate
Autori i Lajmit: red.
Eagle Mobile, kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri, që nga dita e sotme do t u ofrojë institucioneve publike shërbimet e saj me tarifa të veçanta. Marrëveshja për këtë shërbim u nënshkrua në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit nga ministri Sokol Olldashi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Eagle Mobile do të ofrojë shërbimet e telefonisë celulare për 8 dikastere ministrore dhe rreth 70.000 punonjës te administratës publike që do të përfitojnë nga tarifat dhe shërbimet e Eagle Mobile. "Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë nga këto tarifa," theksoi ministri Olldashi. Sipas tij, kjo do të jetë me përfitim të dyfishtë, pasi do të ulë shpenzimet operative për atë kontigjent nëpunësish, të cilëve shteti u paguan pjesërisht apo plotësisht shpenzimet telefonike dhe do të jetë edhe në përfitim të vetë zyrtarëve, pasi do të paguajnë shumë më pak dhe në këtë mënyrë shërbimi bëhet më i lirë.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2009