LISTA...AKOMA ME LISTA? LISTA PËR DEPUTETË!!??
Autori i Lajmit: red.
Nga: Shefqet Meko
Minneapolis, SHBA
Pikërisht këtu fillon mëkati i demokracisë shqiptare: listat..Për djathë...Për gjalpë ose sallam? Për TV? Për një bursë apo për një lavatriçe?!! Shqipëria, vendlindja ime, së fundi anëtare aktive e NATO-s, flet për lista...Flet për vonesë, për papërgjegjësi në lista...
Akoma me lista?! Lista përse? Oh, lista për udhëheqës...Lista për të lavdishëm. Lista për besnikë të partive...Lista për hajdutë të parave të taksapaguesve shqiptarë...
Nëse ne flasim për demokraci moderne dhe përsëri flasim për lista kjo më shqetëson. Jo se në ndonjë listë mund të jetë emri im, por sepse janë këto lista pjellë e së keqes demokratike shqiptare. Tash që loja për garën në Parlament fillon, secila parti mendon zellshëm për lista..Për besnikë, për "luftëtarë" dinjitozë dhe për servilë partiakë...Po kush vendos për këto lista? Kush është i pari dhe kush është i fundit? Kush fiton dhe kush humbet? Kush shkëlqen dhe kush gënjen?!! Listat...
Shqipëria ime e dashur sërish bën demokraci me lista...Demokraci me besnikë, jo me njerëz të spikatur. Sërish, "kap një vend në listë" dhe lufto për partinë...
Bashkatdhetarë të nderuar. Jeni të gabuar. Nuk ka lista në demokraci. Në demokraci ka konkurrencë, ide, përplasje, votë...Në demokraci nuk ka "mbret" që të fut në listë, ka konkurrencë që të bën të fitosh një vend në listë... Ku janë këto te Shqipëria demokratike?
Kam 10 vjet që nuk jetoj demokracinë lajkatare të Tiranës. Shoh të njëjtët emra, të njëjtët "udhëheqës legjendarë" (Si Enveri në kohën e vet), shoh po atë miklim që i bënim Enverit, por tashmë kemi shumë Enverë...
Ju lutem, bashkëkombësit e mi: Braktisini listat. Lërini njerëzit të konkurrojnë lirshëm dhe kur konkurrohet lirshëm gjejmë talente edhe në politikë...Boll me lista. Le të shohim çdo kandidat në shesh të mejdanit, me ide, përgjigje, shpjegime, analiza...Dhe, nëse këta "karafila" fitojnë në këto mejdane të fjalës shqiptare atëherë Partia le t i fusë në listë...Për ndryshe, ta shohësh Shqipërinë e shekullit XXI me lista dhe "udhëheqës në lista", nuk është vetëm turp, është mëkat... Listat na sjellin në kujtesë sa e sa memorie të hidhura...Listë për mish... Listë për qumësht..Listë për TV me ngjyra...Listë për shtëpi..Listë për universitet...Listë për gjalpë e gjizë...Oh, kjo listë është 20 vjet të shkuara...Akoma atje ka mbetur politika dhe demokracia shqiptare te 20 vjet më parë?!.Akoma te "Ura e Otomit"? (Shprehje e prapambetjes në Korçë dhe Pogradec).
Braktisini listat dhe do të ndiheni të lirë miqtë e mi. Listat janë për ngatërresë, për shefin që i kontrollon, listat janë për të paaftët që "penetrojnë"...Ne duhet të jemi ndryshe. Ne duhet të jemi të hapur. Ne duhet të jemi në "mejdanin" e fjalës dhe lirisë...Nëse çdo person që do të bëhet deputet shkon në këtë "mejdan popullor"
demokracia mbetet më pak e rrezikuar nga listat dhe "shefat e listave"...
Unë nuk jam në listat tuaja. Unë nuk do të jem në ato lista, por si shqiptar që dua një demokraci reale në vendin tim, ju sugjeroj: grisini listat. Do të jeni më të lirë, do të ndiheni ndryshe, do të merrni frymë lirshëm...
Le t ju tregoj shkurt për "listat" në Minnesota SHBA. Nuk ka lista. Kandidati është në "mejdan" të fjalës dhe veprimit...Kandidati që kërkon një "ofiq" publik nuk ka frikë të shpenzojë para, të bëjë fushatë, të flasë në media, në takime dhe të kërkojë vota...Ky është "filtri" i parë, nëse fiton këtë garë, nëse shumica voton për ty, nëse ke ide interesante, "listat janë hiç", ti fiton për të qenë “i preferuari i partisë". Kjo duket e thjeshtë, por nuk është e tillë, sepse për të ardhur tek "mbështetja e partisë" duhet të organizosh sa e sa takime, të sfidosh konkurrentët që duan të njëjtin "ofiq" dhe të tregosh se je më i miri dhe më i vlefshmi në këtë garë...
Edhe kjo lloj garë krijon një "listë", por që nuk e kontrollon partia, por auditori i votuesve "brenda partisë" dhe kështu idetë triumfuese galvanizohen...Kështu fitoi garën e vet për president Barak Obama me 25 njerëz në stafin e vet. Dhe ai konkurroi përballë ish-zonjës së parë Klinton. Dhe në këtë garë të gjithë dëshmojmë rezultatet...
Por edhe pse dimë kaq shumë, shikojmë kaq shumë dhe debatojmë kaq shumë, sërish shkojmë tek "listat ...
Vetëm paaftësia krijon lista...Vetëm "uni" i Partisë i ka qejf këto lista...Unë dëshiroj këto zgjedhje pa lista, pa shefa që "të fusin në lista", pa manipulime në lista...
Dua një demokraci pa lista, sepse listat janë shëmtim i demokracisë dhe konkurrencës së lirë. Braktisini listat në këto zgjedhje, dhe keni për të parë udhëheqës që duan të fitojnë vota. Nëse vijojmë me lista "nëna parti" di t i bëjë ato perfekt..
Shqiptarë, akoma nuk u ngopët me lista? Ju pyes unë që nuk jam në listat tuaja për 10 vjet. Akoma duam të bëjmë "demokraci me lista"? Ju lutem, mos harroni se sapo bëmë hapin historik duke u pranuar në NATO.
Le t u kthejmë kurrizin "listave" dhe kjo do të konfirmojë dinjitetin shqiptar në një organizatë dinjitoze si NATO.
Jua përsëris, unë nuk jam në asnjë nga listat tuaja. Unë e dua Shqipërinë pa lista. Listaxhinjtë janë shkatërrim i kombit ose antivlera në një shoqëri dinjitoze demokratike.
Harroni listat! Ballafaqoni idetë dhe zotësitë tuaja. Kjo është nevoja imediate në demokracinë adoleshente shqiptare.
Jua përsëris: unë nuk jam në listat tuaja, por ju kujtoj se listat janë pjella e të këqijave në një demokraci që synon të mbijetojë dhe triumfojë. Dhe demokracia në Shqipëri duhet të triumfojë, por kurrsesi përmes listave të zeza që prodhojnë të zeza...
Ky lajm është publikuar: 14/04/2009