E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, kandidate për FestLab

Autori i Lajmit: red.
Disa qindra artistë në fushën e kinematografisë dhe muzikës, do të bashkëpunojnë përmes festivalesh që do të organizohen në kuadër të shpalljes së vitit 2009 nga Komisioni Evropian “Viti evropian i krijimtarisë". Festivale laboratorë: artistët bashkëpunojnë, shkëmbejnë idetë e tyre krijuese dhe novatore, pasurojnë perceptimet artistike për jetën dhe shoqërinë. Nisma vjen nga Shoqata Evropiane e Festivaleve. Kathrin Deventer, Sekretare e Përgjithshme kësaj shoqate, thotë se përmes Festivaleve Laborator ose FestLab synohet të jepet një mesazh në këtë vit Evropian të krijimtarisë dhe novatorizmit.
Në FestLab këtë vit marrin pjesë më shumë se 100 festivale filmi dhe muzike nga vende të Evropës, Afrikës, Azisë dhe Lindjes së Mesme. Jo të gjitha Festivalet nga këto hapësira gjeografike plotբsojnë kriteret që të jenë në festivalet laboratorë të këtij viti. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë aktivitet merr pjesë vetëm Bosnje- Hercegovina me Festivalin Ndërkombëtar të Sarajevos "Sarajevo Ëinter". A ka gjasa që Shqipëria, vende të tjera të Ballkanit Perëndimor apo edhe më gjerë të marrin pjesë? “Kjo është një nga ambiciet e FestLab. E dimë që ka shumë zhvillime interesante artistike në Shqipëri, në Oseti, Kazakistan, vende këto që ende i shohim të largëta. Por edhe ato janë të ftuara, nëse dëshërojnë, të krijojnë platforma, laboratorë për zhvillimin e artistëve”, thotë Kathrin Deventer, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Evropiane të Festivaleve.

Ky lajm është publikuar: 14/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›