Heronjtë dhe artistët nuk duhet të martohen
Autori i Lajmit: red.
Violeta Dedgjonaj, violinistja e njohur e orkestrës simfonike të Radio Televizionit tregon dashurinë që ka për këtë instrument dhe si ka qenë bashkëjetesa e gjatë prej 31 vjetësh më dashurinë e saj të madhe dhe të vërtetë. Ajo nis bisedën me një moto, moton e jetës saj dhe që duhet të jetë e gjithë artistëve, sipas violinistet Dedgjonaj.
“Këtë bisedë dua ta nis me një thënie që konfirmon të gjithë problematikën jo vetëm thjesht për mua si artiste, si grua por të gjitha grave dhe artistëve të brezit tonë, “O zot, më jep forcë të përballoj atë që nuk ndryshoj dot, më jep kurajë të jetoj atë që më lejohet dhe o zot më jep guxim të përmirësoj atë që mund të ndryshohet”. Në mënyrë intuitive kjo ishte motoja e gjithë jetës sime. Kjo vlen për të gjithë njerëzit që duan të jenë dikush në jetë, që duan të vënë një gur me vlerë në shoqërinë njerëzore”, thotë ajo.
Jeni një nga violinistet e para zonja Violeta të orkestrës simfonike të TVSH-së. Cilat kanë qenë eksperiencat tuaja në këtë orkestër?
Detyrohem ta them shpesh se kisha fatin më të bukur në gjithë gratë dhe vajzat shqiptare në përgjithësi. Mu dha kjo mundësi pasi babai im studioi në Moskë dhe pa artistët, dhe sigurisht nga një aspekt shumë i varfër me një kulturë gati nga hiçi, veçanërisht në një orkestër televizive simfonike që kishte në atë kohë. Babai ishte aq me kulturë dhe i dashuruar me artin sa, kur unë isha 5 vjeç, kur u kthye nga Moska tha, “unë vajzën do ta bëj artiste”. Ky ishte fati im i parë që ia di për nder babait tim. Edhe pse ishte ushtarak, studioj për ushtrinë në Moskë e donte shumë artin dhe e do patjetër. Mendoj se kjo ka edhe një bazë gjenetike, sepse origjina jonë është nga Tërbaçi i Vlorës, ku është polifonia labe, e cila ka fituar çmimin “Oskar” në Suedi në vitet kur bëheshin konkurse ndërkombëtare. Suedia ia dha këtë çmim polifonisë labe, ku aty është vëllai i mamasë sime që ia merr. Polifonia ka një cilësi të veçantë, ku janë 5 këngëtarë solistë, marrësi, kthyesi, hedhësi, pritësi dhe iso. Dhe kjo polifoni është një mrekulli botërore që nuk ekziston në asnjë shtet tjetër të botës dhe është e pa shkruar e pa dokumentuar por vetëm trashëgohet gojarisht edhe sot e kësaj dite. Unë mendoj se gjithë kjo dashuri për artin, gjithë ky talent për artin, gjithë kjo mundësi që mu dha mua në këtë kohë është me një traditë të mrekullueshme. Fati i tretë është se unë pata profesorët më të mirë në shkollë, të gjithë të studiuar në Gjermani, në Moskë, në Francë, në Itali, në Angli dhe kishin shkollat më të mira të instrumenteve muzikor klasik. Në vendin tonë atëherë nuk kishte asnjë shkollë. Kështu që të gjithë pedagogët e mi, familja ime, geni që trashëgoj unë më kanë bërë kjo që jam sot, të cilëve ua di shumë për nder. Sepse njeriu nuk duhet të mburret vetë me vlerat e veta, pasi ai është produkt i ambientit ku jeton, ku rritet, ku shkollohet dhe brenda këtyre mundësive që i jepen vë vullnetin dhe punën e tij dhe sa më e madhe të jetë kjo punë aq më shumë vlera merr njeriu.
E kujtoni ngjitjet e parë në një skenë ?
Patjetër që e kujtoj, madje e kujtoj si një mrekulli. Fillimisht ne ishim fëmijë dhe merrnim pjesë në ato koncertet që organizonte Liceu Artistik, i cili kishte vazhdimisht programe me koncerte dhe me orkestra të vogla fëmijësh. Për herë të parë në Akademi të Arteve, përpara se të mbaroja shkollën u vu si detyrë që të gjitha mbrojtjet e diplomave të gjithë studentëve të bëheshin në skenë. Ky ishte guri i provës më i vështirë, më i bukur dhe sigurisht më i suksesshëm. Ajo të jepte mundësinë që të ishe e përgatitur për skenën e ardhshme ku do të ishe një artist profesionist i diplomuar. Dhe në atë moment duke qenë pak e ndjeshme dhe e ndrojtur si natyrë pata një makth në fillim, kur dola për të luajtur në skenën e akademinë e arteve, ula violinën dhe u bllokova, kisha nevojë të qetësohesha. Mësuesja ime, që përfitoj nga rasti ta falënderoj, një grua e mrekullueshme, një muzikante dhe pedagoge e mrekullueshme Fatbardha Denisi Hoxha së bashku me bashkëshortin e saj Muharrem Denisin që ishte violonçelist të dy bashkë më përqafuan, më qetësuan dy tre minuta dhe dola përsëri në skenë. Madje nuk e harroj në atë moment, zysha ime më dha një shpullë të lehtë, “mblidhe” tha, “tregoje veten cila je. Trego gjitha talentin dhe aftësinë që ke, nuk ke pse ndrydhesh” më tha. Ia di shumë për nder. Pas kësaj diplome, që doli me sukses unë u emërova në Radio Televizionin Shqiptar ku u bënë 31 vjet dhe nuk e lëshova si punë me gjithë tundimet, me gjithë problemet jetike, sociale, ekonomike që pati jeta jonë. Veçanërisht me problemet e artit, pasi artistët shqiptarë kanë kaluar një jetë në tranzicion me shumë vështirësi, me probleme që më mirë mos t i themi.
Çfarë marrëdhënie keni me violinën zonja Violeta?
Është marrëdhënia ime më e bukur, më e mrekullueshme. Është dashuria më e vërtetë, sigurisht kur vjen edhe fëmija bëhen dy dashuri. Një grua dhe një artiste është e ndarë përgjysmë në një moment, kur lind fëmija. Që këtu problemi merr një tjetër kuptim. Në këtë moment nuk jeton për veten tënde, nuk luan në violinë për veten tënde, por e bën për t ia kontribuar, për t ia atribuuar të ardhmes të fëmijës që nxjerr në dritë. Fëmija është vërtetë një mrekulli. E kam përsëritur shpesh, që të jesh grua është gjëja më e bukur në botë, të jesh artiste është dy herë më e bukur, të jesh edhe nënë është një mrekulli e vërtetë. Unë të tria këto fate i kam pasur dhe ia di për nder, fatit, shoqërisë dhe të gjithëve që kanë kontribuar që të jem kjo që jam si dhe djalit tim Egert që e ka trashëguar profesionin, madje e ka çuar më tej sepse ai ka studiuar për Blus-Jazz, fitoi konkursin në Romë dhe tani ka dalë me diplomë të Blus-Jazz-it modern dhe kanë kërkuar që ta mbajnë atje si profesor, në shkollën ku ai vetë u diplomua.
Tani mund të themi se violina është pjesë e juaja...
Është pjesë e trupit, e shpirtit, e mendjes, e emocionit, sikurse fëmija i kam dy gjëra të pandara. Është si të kesh dy fëmijë në jetë.
Në 30 vite karrierë ç do artist mendon se çdo të ishte pa instrumentin apo pa artin që ka. Ju e keni menduar këtë?
Jo. Do të më dukej vetja kaq e pavlerë... edhe pse njeriu në jetë mëson edhe shumë gjëra të tjera po atë që më ka dhënë violina, nuk do të më jepte asgjë tjetër. Më kanë afruar edhe jashtë shtetit për të bërë ndonjë punë, bashkë me violinën, por nuk kisha garanci, nuk kisha siguri dhe nga mosha isha edhe e lodhur dhe nuk u shkëputa asnjëherë nga violina.
Si ju vlerësojnë zonja Violeta brezat e rinj, jo vetëm juve personalisht, por edhe artistët e brezit tuaj?
Unë do të theksoja se me gjithë dashurinë e madhe për artin dhe me gjithë dashurinë e madhe që kemi gjithsecili për njëri tjetrin sepse jemi rritur si në një familje, sepse arti është një produkt kolektiv. Vërtetë në çdo fushë të jetës punët e mira bëhen me shokë të mirë. Për “fatkeqësinë time”, gjithë shokët dhe shoqet e mia, me të cilët jam rritur unë, me të cilët mund të ndaja harmoninë, gëzimin, qoftë edhe bashkëpunimin artistik, kulturor, social e njerëzor, më kanë ikur. Më duket sikur nga brezi im vetëm unë kam mbetur këtu dhe kolegët i kam ose shumë më të mëdhenj se vetja ose shumë më të vegjël se vetja. Më shumë se kudo, xhelozia dhe mjetet e saj të luftimit, në art është më e ashpër dhe më e dhimbshme se në çdo fushë tjetër të jetës. Të jesh një artist nuk është thjesht t i biesh një instrumenti, të këndosh apo pikturosh, por të jesh artist i kompletuar duhet të kesh një kulturë të gjerë, të cilën unë e fitova nga jeta. Ndoshta është plus që nuk isha pjesë e Teatrit të Operës, ku edhe administrata është në funksion të artit, por isha në Radio Televizion, ku kryesorja është të them të drejtën, me përjashtim të këtyre kohëve të fundit dhe të ndonjë momenti kur ishte ndonjë drejtor, unë do të veçoja Marash Hajatin, që ishte shumë i kulturuar për të ekuilibruar problemet politike dhe artistike. Që të demokratizoje artin edhe në periudhën komuniste ishte një punë e madhe dhe e rrezikshme, pikërisht për këtë e falënderoj Marashin. Duke qenë 35 vjet, me gjithë periudhën e Akademisë, që vinim të bashkëpunonim, kanë kaluar shumë drejtues të radios, të televizionit dhe të RTSH-së, që ishin drejtorë të përgjithshëm duke llogaritur edhe kujdestarët, të cilët merrnin mungesat dhe kjo ishte disi qesharake. Ja që ekzistonin këto në atë periudhë edhe ndoshta për jehonë të atyre viteve ka elementë që akoma e kanë këtë lloj sëmundjeje. Artistët janë si sportistët që nëse nuk stërviten në fushë sportisti nuk bën gol. Kështu është edhe artisti, nëse nuk “stërvitet”, nuk studion qoftë edhe pasditeve dhe nuk pushon nuk mund të ngjitet të luaj në skenë.
Folët për xhelozi dhe për luftë në art. Si e mendoni ju këtë?
Njerëzit mediokër që edhe pse kanë diplomë artisti nuk janë artistë në shpirt. Unë e kam pasur disi të vështirë, por për faj të askujt. Kështu ishte fati, kështu ishte jeta dhe kaq. Unë kurrë nuk kam jetuar as me ndjenjën e hakmarrjes, as të inatit, unë thjesht kam dashur të mbroj veten për një qëllim final dhe jam shumë dakord me atë shprehjen që në momente të caktuara është shumë e vërtetë, që qëllimi justifikon mjetin. Nëse qëllimi është që të dalë një koncert i mirë nuk mund t i vësh artistit kronometër, nuk gjykohet artisti si ushtar zbori. Njerëzit nuk para i thonë, i anashkalojnë dhe nuk i vlerësojnë por kjo është shumë e rëndësishme.
Si ndihet një violiniste në vitin 1978 dhe një violiniste sot në 2009-ën?
Unë them që vlera e çdo njeriu që do të bëhet dikush në jetë i sfidon të gjitha llojet e regjimeve. Asnjeri nuk është i përkryer, asnjë gjë dhe asnjë njeri nuk mund të jetë e përkthyer. E kam shumë përzemër atë mitin e artë të filozofisë angleze, që çdo gjë në jetë nëse do të ecësh përpara duhet të gjesh mesin e artë. Kështu jeta në çdo moment, gjysma është për publikun dhe gjysma është për veten tënde. Nëse t i arrin që gjysmën tënde personale e vë në efiçiencë të plotë për të nderuar dhe për të respektuar edhe gjysmën tjetër , që në njëfarë mënyre ke një detyrim moral përpara shoqërisë. Ke marrë një punë përsipër, në këtë rast violinën dhe duhet ta kryesh me sukses. Atëherë të tjerët nuk kanë si gjykojnë gjërat e vogla, pasi askush nuk mund të jetë perfekt. Një femër artiste është si ajo lulja, ka një lule të kultivuar në mënyra të ndryshme të përparuara, e vadisin e plehërojnë dhe natyrisht që kjo lule do të lulëzoj shumë, do jetë e madhe, por kam përshtypjen se do të jenë si ato lulet që rriten në Zvicër dhe shiten në gjithë botën, por nuk kanë pikë ere. Ndërsa artisti i vërtetë, profesionisti i vërtetë, veçanërisht një grua, unë do të bëja një krahasim tjetër, është si ato lulet që rriten në shkëmb, veçanërisht gratë e brezit tonë. Nuk e vadit asnjëherë këtë lule, rritet në gurë me një kërcell të gjatë, të hollë, por shumë të fortë. Nëse do që ta këpusësh nuk e këput dot. Një luleje të kultivuar i këputet menjëherë kërcelli. Lulja e gurit është vërtetë e vogël, por ka një ngjyrë të mrekullueshme, një aromë të mrekullueshme dhe nuk e këput dot njeri. Atë e zë stuhia, shiu, bora, breshëri, por përsëri lulëzon. Këtë krahasim do t i bëja unë grave artiste të të gjitha kohërave, veçanërisht atyre që e përballojnë jetën vetëm dhe arrijnë të bëhen dikush në jetë dhe ia transmetojnë fëmijëve të tyre.
Keni menduar që në një të ardhme të afërt të bëni ndonjë koncert recital?
Unë, në këtë moshë që kam arritur, të gjithë artistët gjëja më e mirë që do të bënin është të ndiqnin një ligj absolut, të dilnin në rolin e trajnerit, të pedagogut, të menaxhimit, sepse idetë, mënyra e menaxhimit për të qenë sa më e saktë është shumë e vështirë dhe këtë nuk mund ta bësh kur je i ri. Këtë nuk e bëja dot as unë dhe as shokët dhe shoqet e mia kur ishim 20 vjeç. Por kur di t i ekuilibrosh gjërat, të nxjerrësh vlerat e artistit, di t i organizosh dhe t i menaxhosh gjërat, në funksion të rritjes së cilësisë të artit dhe kulturës unë them se të gjithë në këtë moshë e bëjnë shumë mirë. Jam shumë e kënaqur që koncertet ia kam lënë djalit tim, vajzave të reja, kolegeve të mia, vajzave të reja violiniste që luajnë në orkestër dhe jam shumë e kënaqur që e kam dorëzuar stafetën tek vajza artiste në shpirt.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2009