Rritet deficiti tregtar, arrin në 25,878 milionë lekë
Autori i Lajmit: red.
Në muajin shkurt kanë hyrë më shumë mallra nga jashtë se në janar, dhe këto me çmime më të larta. INSTAT-i raporton se është thelluar kështu diferenca mes importeve dhe eksporteve dhe deficiti tregtar për muajin shkurt ka arritur në 25,878 milionë lekë.
Në janar kjo shifër sipas INSTAT-it ishte 21,2 milionë lekë. Instituti i Statistikave raportoi dje se në muajin shkurt të këtij viti u eksportuan 7,511 milionë lekë mallra. Kjo shifër është me rritje 13.1 për qind në krahasim me muajin janar të këtij vitit, por rënia vihet re në krahasim me muajin shkurt të një viti më parë, ku ulja është me 14.9 për qind.
Mallrat nga jashtë
Nga ana tjetër më shumë mallra kanë hyrë nga jashtë, duke bërë që shifra e importit të arrijë në 33,389 milionë lekë mallra. Kjo shifër është rritur me 19.9 për qind në krahasim me muajin janar 2009. Gjithashtu, kjo shifër është rritur me 1.2 për qind në krahasim me muajin shkurt të një viti më parë. “Deficiti tregtar i këtij muaji është 25,878 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 22.1 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 7.1 për qind krahasuar me muajin respektiv të vitit 2008”, - theksuan specialistët e Institutit të Statistikave. Specialistët theksojnë se në disa grup-mallrash është vënë re një rritje e eksporteve shqiptare drejt tregjeve të huaja. Kështu, krahasimisht me muajin paraardhës duket se eksporti i grupit minerale, lëndë djegëse, apo energji elektrike” u rrit 2.6 herë. Në fakt, qeveria është shumë shfrytëzuar eksportin e energjisë elektrike me Greqinë dhe Kosovën për të mos lejuar thellimin e mëtejshëm të deficitit tregtar.
Importet
Gjithashtu, grupi i mallrave lëkurë dhe artikujt prej tyre u rrit 19.2 për qind, grupi makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi që u rrit 15.4 për qind, si dhe grupi materiale ndërtimi dhe metale që u rrit 4.4 për qind. Sa i përket importit, mallrat e grupit produkte kimike dhe plastike u rritën me 36.6 për qind, si dhe materiale ndërtimi dhe metale u rrit 34.8 për qind. “Grupi ushqime, pije, duhan u rrit 22.3 për qind. Ndërsa importi i grupit minerale, lëndë djegëse, energji elektrike u ul 1.3 për qind”, - theksuan ekspertë të INSTAT-it. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti është rritur janë Greqia, Italia, Kina, Spanja, SHBA-ja. Ndërkaq, për importin rritje ka pasur shkëmbimi me Austrinë, Greqinë, Gjermaninë, Italinë, Zvicrën.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2009