E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle: Nga ora 23 deri në 7 të mëngjesit telefonat janë falas

16/12/2008  Kompania celulare Eagle Mobile vjen me surpriza të reja

Numri me fat për të gjithë abonentët riniring dhe me parapagesë në Eagle Mobile do të jetë 7-a. Viti i ri 2009 do të fillojë mbarë për 2009 abonentë të tjerë riniring që do të fitojnë nga 100 SMS falas secili, për t’i përdorur ato gjatë muajit janar. Ndërkaq, në prag të Vitit të Ri 2009, Eagle vjen me një tjetër surprizë. Abonentët me parapagesë dhe ata Riniring në Eagle do të mund të flasin falas që nga ora 7 e mbrëmjes deri në orën 7 të mëngjesit me të gjithë numrat brenda Eagle Mobile. Me këtë ofertë të veçantë, abonentët riniring do të kenë mundësi të lidhen me miqtë, shokët e të afërmit e tyre për t’u uruar festat e fundvitit. Po ashtu në këtë fundvit, të gjithë abonentët riniring dhe ata me parapagesë do të flasin me vetëm 25 lekë për minutë me të gjithë abonentët e kompanive të tjera celulare, tarifë kjo e paparë deri më sot. Ata mund të flasin me këtë tarifë 24 orë në ditë, deri në përmbyllje të fushatës. Periudha e vlefshmërisë së ofertës do të jetë nga data 15 dhjetor 2008 deri në një afat të papërcaktuar. Për të përfituar nga oferta, çdo abonent Riniring ose me parapagesë standarde duhet të kryejë rimbushje gjatë kësaj periudhe me karta rimbushëse (500, 800, 1000, 2000 dhe 5000 lekë). Edhe në qoftë se abonenti ka kredit të mjaftueshme, ai duhet të bëjë të paktën një rimbushje gjatë kësaj periudhe, për t’u bërë pjesë e ofertës. Krahas kësaj, abonentët riniring në Eagle Mobile do të kenë mundësinë më 31 dhjetor të fitojnë dhuratat e tyre nga fushata promocionale e Vitit të Ri siç është bërë e ditur më parë. 100 abonentë riniring do të fitojnë nga një kompjuter portabël (laptop HP 550) secili së bashku me Eagle USB Modem dhe një vit lidhje falas në internet. Po ashtu, 260 pjesëmarrës në fushatë do të mund të fitojnë nga një telefon celular (10 Samsung SGH780 dhe 250 Samsung C520).

Tarifat

Kohëzgjatja Tarifat Destinacioni

Riniring 19:00-07:00 0 lek/min Kundrejt gjithë numrave Eagle

(tarifa për lidhjen fillestare 3 lek)

00:00-24:00 20 lek/min Kundrejt Albtelekom

00:00 - 24:00 25 lek/min Kundrejt operatorëve të tjerë celularë

07:00 - 19:00 3 lek/min Brenda Riniring

07:00 - 19:00 20 lek/min Kundrejt numrave të tjerë Eagle

Tarifa me

pagesë 19:00 - 07:00 0 lek/min Kundrejt gjithë Eagle

(tarifa për lidhjen fillestare 3 lek)

00:00 - 24:00 25 lek /min Kundrejt gjithë operatorëve të tjerë

*Në tarifat e mësipërme nuk përfshihet TVSH

*Tarifat për SMS nuk ndryshojnë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›