E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për dosjet, SHBA-ja, mirëpret shtyrjen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar sot për ligjin e dosjeve. Sipas një deklarate për shtyp Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpret vendimin e mbrëmshëm në Parlament për të shtyrë votimin mbi Projektligjin për Pastërtinë e Figurave. Sipas kësaj deklarate SHBA-ja shton se është e inkurajuar që ky hap i rëndësishëm do të japë kohë për reflektim të matur dhe debat të hapur publik, të nevojshme për një projektligj që ngre shqetësime serioze kushtetuese dhe ligjore. Gjithashtu në këtë deklaratë thuhet se SHBA-ja nxisit fuqishëm që shqyrtimi i mëtejshëm i këtij projektligji të përfshijë pikëpamjet e ekspertëve ligjorë ndërkombëtarë për të siguruar përputhjen e tij të plotë me standartet ndërkombëtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›