Kërkojnë uljen e moshës për daljen në pension
16/12/2008 Minatorët protestojnë para Kryeministrisë
Minatorët sërish kërcënojnë me protesta nëse Qeveria nuk ndërhyn në plotësimin e kërkesave të tyre. Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar dhe protesta e radhës nga minatorët, të cilët të lidhur me zinxhirë e me parulla të shumta në duar i kanë bërë thirrje kreut të Qeverisë që të rishikojë kërkesat e tyre për llogaritjen e pensioneve sipas viteve të punës që kanë bërë në miniera. Ndonëse protesta e tyre ka qenë paqësore, forca të shumta policie kanë qenë të pozicionuara përgjatë aksit ku u zhvillua tubimi, për të shmangur çdo incident të mundshëm. Kësaj radhe me minatorët janë bashkuar edhe sindikalistët, të cilët për më shumë se një orë kanë protestuar para Kryeministrisë që të marrë masa në mënyrë të tillë që gjendja të mos agravojë më tej. Një ndër kërkesat kryesore që paraqesin protestuesit është ulja e moshës së pensionit, kundrejt vështirësisë së profesionit që kanë. Shkak ky që gjatë këtij viti ka nxjerrë disa herë në rrugë minatorët, të cilët kanë kërkuar nëpërmjet tubimeve që Qeveria të ndërhyjë. Por fatkeqësisht deri më sot nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.