E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vodafone” prezanton aparatet e rinj celularë “Vodafone 527” (Rainbow)

“Vodafone” prezanton aparatet e rinj celularë, në shtatë ngjyra tërheqëse, të cilët shënojnë angazhimin e kompanisë për të hedhur në tregun e telefonisë celulare produkte të markës “Vodafone”. Karakteristikat, dizajnet dhe funksionaliteti i aparateve celularë “Vodafone 527” (Rainbow) janë specifikuar dhe zhvilluar nga kompania “Vodafone” për t’iu përshtatur më së miri përdorimit të klientëve tanë. Si lider në tregun vendas të telekomunikacionit, skuadra “Vodafone” bashkoi forcat për t’ui ofruar të gjithë klientëve aparate celularë të veçantë, të lehtë-përdorshëm dhe të përballueshëm nga klientët. “Vodafone 527” (Rainbow) ofron akses në multimedia, kërkim, muzikë, video, mesazhe. Me shpejtësinë, dhe besueshmërinë e rrjetit “Vodafone”, si dhe me kompletin ekskluziv të aparateve të rinj celularë, nuk do kishte moment më të mirë për të qenë afër “Vodafone”. Me elegancën dhe shtatë ngjyrat në dizejnet, “Vodafone 527” ofron shumë shërbime si SMS, MMS, Blutooth, Radio, Micro SD deri në 2 GB dhe kërkim në internet. Ky aparat ka manualin e përdorimit në shqip dhe klientët tanë mund të zgjedhin një nga shtatë gjuhët evropiane, duke përfshirë dhe gjuhën shqipe, për të vendosur në aparatin e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›