Në treg aparate të rinj celularë Vodafone 527
16/12/2008 Kompania celulare Vodafone prezantoi aparatet e rinj në shtatë ngjyra tërheqëse. Ky është një prej angazhimeve të kompanisë për të nxjerrë produkte të markës Vodafone. Karakteristikat, format dhe funksionaliteti i aparateve celularë Vodafone 527 janë specifikuar dhe zhvilluar nga kompania Vodafone për t’ju përshtatur më së miri përdorimit të klientëve. Si lider në tregun vendas të telekomunikacionit, skuadra Vodafone bashkoi forcat për t’i ofruar të gjithë klientëve aparate celularë të veçantë, të lehtë-përdorshëm dhe të përballueshëm nga klientët. Vodafone 52 ofron akses në multimedia, kërkim, muzikë, video, mesazhe. Me shpejtësinë dhe besueshmërinë e rrjetit Vodafone, si dhe me kompletin ekskluziv të aparateve të rinj celularë, nuk do kishte moment më të mirë për të qenë afër Vodafone. Me elegancën dhe shtatë ngjyrat në dizenjot, Vodafone 527 ofron shumë shërbime si SMS, MMS, Blutooth, Radio, Micro SD deri në 2 GB dhe kërkim në internet. Ky aparat ka manualin e përdorimit në shqip dhe klientët tanë mund të zgjedhin një nga shtatë gjuhët evropiane, duke përfshire dhe gjuhën shqipe, për të vendosur në aparatin e tyre.