Eagle, mbyllet fushata “Një me Natyrën”
04/06/2010 Nisma
Fushata kombëtare “Një me Natyrën” e iniciuar nga Eagle Mobile dhe e mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Mjedisit, është përmbyllur në qytetin e Kamzës. Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile Ali Taskin, ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj, ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu, dhe kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, së bashku me 250 nxënës të shkollës së mesme “Ibrahim Rugova” kanë marrë pjesë në aksionin e pastrimit të rrugëve të Kamzës. Aksioni ka nisur nga shkolla e mesme “Ibrahim Rugova” dhe më pas është shtrirë edhe në zona të tjera të qytetit. Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin, tha se “Për Eagle Mobile viti 2010 është viti i mjedisit dhe ne jemi shumë të gëzuar që ndërmarrim projekte te tilla. Jemi të lumtur që kemi mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Mjedisit, gjithashtu jemi dyfish të lumtur që në këtë nismë kemi mbështetjen e gjithë këtyre të rinjve që janë e ardhmja e vendit”. Taskin shtoi se Shqipëria do të ishte më e bukur dhe e zhvilluar nëse të gjithë se bashku do të kujdesen për mjedisin. “Pavarësisht se bashkëpunimi me dy ministritë u mbyll me aktivitetin e Kamzës, Eagle Mobile do të vazhdojë fushatën ditën e shtunë në Pogradec, ku stafi jonë do të japë kontributin e vet personal në pastrimin e mjedisit”, ka përfunduar Taskin.