E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle mobile në mbështetje të fëmijëve

Kompania celulare Eagle Mobile ka përmbyllur me sukses projektin “Biznesi në Mbështetje të Fëmijëve Jetimë”, ku për një vit u përfshinë 25 kompani, shoqata biznesi, universitete, shkolla, spitale, përfaqësues të mediave, etj. Ishte hera e parë që në vendin tonë u ndërmor një nismë e tillë në mbështetje të fëmijëve jetimë. Të gjitha subjektet e përfshira në këtë projekt kontribuuan drejtpërdrejtë për jetimët, bazuar në fushën e tyre të aktivitetit, duke ndërmarrë projekte, duke bërë sponsorizime dhe aktivitete për këtë pjesë të shoqërisë sonë. Shuma totale e shpenzuar nga të gjitha kompanitë dhe bizneset pjesëmarrësve në nismë është mëse 120 mijë Euro. Ato kanë shkuar kryesisht në formë ndihmash tek fëmijët jetimë. Në përmbyllje, Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin në fjalën e mbajtur ka falënderuar të gjithë kompanitë dhe subjektet mbështetëse pjesëmarrëse dhe shtoi se të gjithë kjo nismë ishte diçka qe nuk ishte bërë më parë. “Për herë të parë sektori privat u mblodh dhe ndihmoi Fëmijët Jetimë. Vitin që kaluam interesimi dhe përkujdesja ndaj fëmijëve pati një rritje të ndjeshme. Gëzuan më shumë, shëtitën më shumë, u kënaqën më shumë dhe kuptuan që nuk janë vetëm,” tha Taskin.

10 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›