E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënat tani mund ta dinë se kujt i ngjan bebja kur është ende në bark

Aparatura e re është instaluar në maternitetin Koço Gliozheni
Eljona Lata

Nënat shqiptare tani do të marrin më shumë informacion mbi bebet e tyre edhe pse mund të jenë në muajt e parë të shtatzënisë. Aparatura që do të dhurojë këto informacione që deri më dje në Shqipëri nuk njiheshin është instaluar në maternitetin e ri Koço Gliozheni. Gjatë analizës vjetore të maternitetit “Koço Gliozheni” drejtoresha Rubena Moisiu deklaroi se në muajin prill do të vihet në punë kjo aparaturë. Ndërkohë që sipas saj, në këtë maternitet qysh që nga viti që shkoi ka pasur ekografin me katër dimensione. “Nëpërmjet ekografisë me katër dimensione arrihen të kapen anomalitë e bebes qysh në tre muajt e parë të shtatzënisë dhe deri në fund të saj” u shpreh Mojsiu. Ndërsa në dy muajt e ardhshëm në këtë maternitet pritet nisin vizitat me aparaturën e re, ku me anë të secilës nëna do informohet për beben jo vetëm për seksin, por dhe se ç’far tipare ka, ngjyrën e syve, kujt i ngjan etj. Në analizën e djeshme ishte i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, i cili vuri theksin tek transparenca e shërbimeve shëndetësore.
Analiza
Në analizën vjetore të maternitetit Koço Gliozheniu u përmend rënia e numrit të lindjeve të bebeve për vitin 2009 në krahasim me vitet e tjera. Drejtoresha e këtij materniteti në fjalën e saj përmendi edhe shifra të tjera pozitive si ulje të vdekjeve foshnjore në prematurë si dhe vdekjet pas lindjes. “Është ulur në masë lindjet para kohe dhe lindjet me operacion cezarian por do dëshirojmë ta ulim edhe më shumë në mënyrë që të arrijmë nivelet evropiane. Gjithashtu do e realizojmë informatizimin e të dhënave për çdo paciente” tha Moisiu. Në analizë rezultonte se pjesa më madhe e lindjeve e ka kryeqyteti por edhe nga rrethet ka pasur mjaft lindje, pothuaj se ka një diferencë të vogël midis lindjeve të kryeqytetit me ato të rretheve. Për sa i përket të dhënave të qendrës së gruas vihet e re rënia e analizave ambulatore dhe spitalore. Sipas Mojsiut kjo rënie ka ardhur për dy arsye: për shkak të përmirësimit të cilësisë dhe çmimet e analizave.
Reformat që do ndërmerren në maternitetin Koço Gliozheni për 2010-n janë ulja e vdekshmërisë foshnjore, minimizimi i operacioneve cezariane, por edhe informatizimi i të dhënave të gjithë pacienteve.
Transparenca
Sipas ministrit Vasili një sistem shëndetësor duhet të vendosë në qendër të tij transparencën ndaj pacientit dhe shmangien e ngjarjeve jo fort të pëlqyera që kanë ndodhur kohët e fundit në sektorin shëndetësor. Vasili theksoi se dyert e institucioneve shëndetësore mbahen të hapura dhe nivel të lartë shërbimi, kur qytetarët arrijnë të kuptojnë përpjekjet serioze për reformat e nisura dhe mes dy palëve mjek-pacient ekziston komunikimi. Qetësia profesionale por dhe morale na tregon se vetëm kështu mund të ecet para. “Të gjithë ne duhet të kemi të qartë një fakt. Sistemi shëndetësor shqiptar ka drejtësi shoqërore” është shprehur Vasili. Teksa i është përgjigjur pozitivisht dhe kërkesave të drejtorisë në maternitetit për investime të reja gjatë këtij viti. Ndërsa përsa i përket investimeve, me buxhetin e këtij viti janë përfshirë dhe rikonstruksioni i fasadës, i sistemit të pompave dhe ai i kaldajës, aq i nevojshëm për këtë institucion. Në fund Ministri i Shëndetësisë ka theksuar dhe njëherë nevojën për trajnime të vazhdueshme dhe kualifikimit të burimeve njerëzore. Detyrat e mjekëve të institucioneve universitare të këtij niveli shkojnë përtej detyrave që ka një mjek i zakonshëm. Mjekët e materniteti të ri i kanë kërkuar Vasilit rritjen e pagave. Ndërsa ministri i është përgjigjur duke i thënë se, duhet të risin performancën në punë.

Peshkopia, 2 vjet pa mjek okulist

Rreth 20 mijë banorë të qytetit të Peshkopisë prej dy vjetësh vuajnë mungesën e mjekut okulist. Drejtori i Spitalit Nazmi Kaja, shprehet se për problemet e lehta të syve rrethi verior aktualisht mbulohet nga një infermiere, ndërsa ndërlikimet drejtohen drejt Tiranës. Por, mungesa e mjekut okulist, nuk është e vetmja, sipas tij në këtë qytet mungojnë edhe mjekë të tjerë specialitetesh. Përsa i përket medikamenteve, aktualisht në spitalin e Peshkopisë nuk ka mungesa, por problematike mbetet rikonstruksioni i godinës së Spitalit Infektiv, që pritet të bëhet me financim të Ambasadës Italiane.

10 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›