Ecejaket diplomatike të faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës shqiptare
Delegacioni i Asamblesë së KiE-së, axhendë të ngjeshur takimesh
Ka qenë një ditë e ngjeshur negociatash dhe ecejakesh diplomatike të zhvilluara përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dje në Tiranë. Delegacioni i lartë i Asamblesë Parlamentare të KiE-së e ka nisur ditën e punës në orën 9:15 të mëngjesit të djeshëm me një takim në Presidencë me kreun e shtetit shqiptar, Bamir Topi. Në takim negociatorët e huaj kanë vlerësuar nismën e Presidentit për të ulur në një tryezë bisedimesh faktorët politikë shqiptarë me qëllim zgjidhjen e krizës në vend. Madje, në njoftimin zyrtar për shtyp të Presidencës njoftohet se gjatë takimit 60-minutësh palët kanë vlerësuar mbështetjen reciproke për gjetjen e zgjidhjes së kësaj krize të gjatë politike në vend. Presidenti i Asamblesë së KiE-së, Mevlut Kavushoglu, ka vlerësuar rolin pozitiv të presidentit Topi në thirrjen dhe mbajtjen e tryezës politike mes maxhorancës dhe opozitës duke theksuar se “është udhëheqësi dhe njeriu i parë në Shqipëri që ka zbatuar Rezolutën e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Europës”. Nëpërmjet kësaj deklarate, përfaqësuesi i lartë i Asamblesë së KiE-së ka nënkuptuar se pozicioni që kanë mbajtur deri tani dy krerët, Berisha e Rama, nuk ka qenë në përmbushje të Rezolutës së këtij institucioni ndërkombëtar. Më pas, në takimin konsultativ me presidentin Topi dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Presidencial shkëmbyen mendime dhe pikëpamje rreth mundësive të gjetjes së pikëtakimeve mes maxhorancës dhe opozitës dhe zgjidhjes përfundimtare të ngërçit politik që ka mbërthyer skenën politike dhe disa institucione të vendit.
Negociatat
Pasi lanë zyrën e Presidentit, delegacioni i Asamblesë së KiE-së ka përshkuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe është ndalur në zyrën e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Në këtë takim, kryetarja e Kuvendit bëri një ekspoze të zhvillimeve në Shqipëri, në mënyrë të veçantë pas Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ajo vlerësoi miratimin e kësaj rezolute, rikonfirmoi vlerësimin për raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet, si edhe deklaratën më të fundit të bërë nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Soares. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit jo vetëm si procesi më i mirë zgjedhor në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, por edhe si një gur i rëndësishëm në forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. Ajo tha se çdo përpjekje që cenon këtë arritje të madhe të Shqipërisë duhet konsideruar si përpjekje kundër interesave dhe aspiratave të popullit shqiptar. Si kryetare e Kuvendit ajo garantoi se është e vendosur për të mbrojtur Kushtetutën, parlamentarizmin dhe shtetin ligjor. “Bojkoti si një mohim i demokracisë, është një praktikë e dënueshme dhe, si e tillë, është konsideruar nga të gjitha dokumentet e
institucioneve ndërkombëtare”, - është shprehur Topalli. Kryetarja e Kuvendit informoi për përpjekjet e saj institucionale për të komunikuar me çdo deputet të opozitës, duke i ftuar ata të respektojnë Kushtetutën dhe mandatin që i ka dhënë populli. Kryetarja e Kuvendit informoi gjithashtu edhe për ofertën e bërë opozitës nga maxhoranca për ngritjen e një komisioni hetimor, i cili mund të funksionojë vetëm në zbatim të Kushtetutës, parimit të ndarjeve të pushteteve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Mësohet se delegacioni ka mbajtur shënime në këtë takim. Pas këtij takimi, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Mevlut Kavushoglu, bashkë me delegacionin që e shoqëronte, u ndalën në zyrën e kryeministrit Berisha. Vetë kryeministri i njoftoi deputetët e PD-së në mbledhjen e përjavshme të Grupit Parlamentar për ecurinë e këtij takimi. Berisha tha se ai “takimi ishte një takim shumë i hapur, i gjerë, i frytshëm dhe shpreha në këtë takim disponibilitetin e plotë timin, të qeverisë, të koalicionit qeveritar, për të trajtuar në mënyrën më serioze, më konstruktive, të gjitha problemet bilaterale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor në Shqipëri”.
Pas takimit me kreun e Ekzekutivit, delegacioni është ndalur në selinë rozë, ku është pritur nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe një grup deputetësh të kësaj partie. Takimi ka zgjatur më shumë se një orë dhe menjëherë lideri socialist është nisur drejt Presidencës. Takimet e njëpasnjëshme gjatë ditës së djeshme bënë të mundur organizimin e një tryeze negociatash me praninë e delegacionit të Asamblesë së KiE-së, Presidentit të Republikës, kryeministrit Berisha si dhe të kryetarit të PS-së Rama gjatë pasdites së djeshme.
23 Shkurt 2010