E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosja: EULEX-i kërkon të kriminalizojë protestën

“Këto arrestime tregojnë qartazi se EULEX-i në bashkëpunim me institucionet vendore që i ka nën kontroll, pra gjykatat dhe policia, kanë filluar përndjekjen e hapur kundër Lëvizjes ‘VETËVENDOSJE!’ dhe secilit aktivist të saj. Ato kanë për qëllim që ta kriminalizojnë protestën paqësore në Kosovë, ta izolojnë Lëvizjen ‘VETËVENDOSJE!’, dhe ta heshtë, përmes kërcënimit dhe frikësimit të çfarëdo kundërshtimi qytetar politik në Kosovë”, thuhet në deklaratën e lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ndërkohë, seanca e caktuar për sot kundër Albin Kurtit është shtyrë për 2 mars. Avokati Ramiz Krasniqi sot edhe një herë përsëriti dorëheqjen nga detyra e avokatit mbrojtës të caktuar nga gjykata, e cila prapë nuk iu pranua nga Trupi Gjykues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›