E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një Gjeneral serb i Bosnjes do gjykohet për gjenocid

SARAJEVE-Ish gjenerali i serbëve të Bosnjes Zdravko Tolimir pritet të dalë të premten para gjykatës për gjenocid, në lidhje me masakrën në Srebrenicë në vitin 1995, në rastin e fundit të Tribunalit të KB për krime të luftës në ish Jugosllavi.

Tolimir, 61 vjeçar, ishte njëri nga shtatë zëvendës komandantët e shefit të armatës serbe të Bosnjes, Ratko Mlladiç, i cili ende po kërkohet nga Tribunali.

Shëndeti i dobët i Tolimir, i cili u arestua në vitin 2007 në Bosnje, ka bërë që disa herë gjykimi të shtyhet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›