E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ecja antikushtetuese

 Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës janë duke e shpërfillur Gjykatën Kushtetuese.

Qeveria duke nxjerr projektligje që derivojnë nga Marrëveshja e parë Kosovë-Serbi, ndërsa Kuvendi duke i shqyrtuar e miratuar ato, pa e pritur verdiktin e Kushtetueses, nëse Marrëveshja Thaçi-Daçiq është në harmoni me Kushtetutën e vendit.

Përgjigjen për këtë duhet ta japë Gjykata, pasi diçka e tillë i është kërkuar nga një grup deputetësh.

Aktualisht, sipas burimeve të gazetës, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar nga Kuvendi dhe Qeveria që të japin çdo lloj informate që ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel, për sa kohë që e ka informuar edhe presidenten se ka filluar kompletimi i dosjes që ka të bëjë me këtë marrëveshje/Tribuna/Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›