E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimi i sheshit “Skënderbej”, devijohet trafiku

TIRANE-Bashkia e Tiranës ka nisur sot zbatimin e një pjese të planit të ri për trafikun e kryeqytetit, i cili do të zbatohet gjatë punimeve për rehabilitimin e sheshit “Skënderbej”.
Nga sot paradite është ndaluar rreptësisht kalimi i automjeteve në qëndër të Tiranës. Me urdhër të Bashkisë është devijuar sot lëvizja nga sheshi i automjeteve që vijnë nga Rruga e Kavajës. Tashmë të gjithë drejtuesit e automjeteve që përshkonin bulevardin "Zogu I", tashmë nuk mund të hyjnë më në sheshin "Skënderbej", por duhet të kthehen në rrugën "Ded Gjo Luli" pas Muzeut Kombëtar. Nëse këta shoferë duan të lidhen me rrugën e Dibrës, tani u duhet të kthehen tek rruga pas Bankës së Shqipërisë, pranë selisë së PS-së.

Nuk dihet ende sa kohë do të zgjasë ky devijim.
Ndërkohë punimet në sheshin "Skënderbej" në Tiranë janë shtrirë pothuajse në çdo cep të tij, madje edhe në hapësirat që rrethojnë qendrën. Zgjerimi i këtyre punimeve nga dita në ditë tashmë është kthyer në një problem shqetësues për qarkullimin e makinave.
Bashkia e Tiranës ka përfunduar para kadër ditësh vendosjen e sinjalistikës së re për të mundësuar lëvizjen në qendër të Tiranës dhe në rrugët që do t'u ndryshohet kahu i lëvizjes.
Bashkia prej disa ditësh ka nisur planin e masave për sistemimin e trafikut si pasojë e punimeve në sheshin "Skënderbej". Ku veç tabelave sinjalizuese vertikale, ka vënë në punë edhe policinë bashkiake për të ndaluar automjetet për të hyrë në shesh, ose të atyre që parkojnë në vende të ndaluara.

Edhe pse Bashkia ka ndërmarrë këto masa, drejtuesve të automjeteve jo vetëm që do t'u duhet kohë për të mësuar mbi qarkullimin e ri që ka nisur në Tiranë, por do të duhet të përballen me një trafik tejet mase të rënduar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›