E Diel, 1 Nëntor 2026

Marin Orhanasi: Të bësh humor, për të luftuar fenomenet negative në shoqërinë shqiptare

Aktori i njohur i humorit rrëfen jetën artistike dhe emocionet që i kanë falur rolet


Ai është një nga aktorët më të njohur të humorit shqiptar. I ngjitur në skenë para disa vitesh ai tashmë e ka krijuar profilin e tij origjinal, duke interpretuar para publikut personazhe të arrira dhe të mbajtura mend nga teleshikuesit shqiptarë. Marin Orhanasi sot është pa dyshim një nga artistët e talentuar shqiptarë, i cili për disa vite me radhë mban të gozhduar publikun

para ekranit me atë që ai i ofron atij gjatë spektaklit të humorit Portokalli. Në këtë intervistë për gazetën ai flet për karrierën e tij artistike, vështirësitë e realizimit të roleve, për jetën e tij të përditshme, dashurinë e madhe të jetës së tij, por dhe bashkëpunimin me kolegët e tij artistë. Ai flet natyrshëm për profesionin, duke qenë gjithkund vetvetja. Në këtë intervistë aktori i njohur Marin Orhanasi tregon se me anë të humorit që ata bëjnë përpiqen që të merren me disa fenomene shqetësuese të shoqërisë shqiptare sot. Aktori tregon se me të bërit protagonist në një vepër, ai argëtohet shumë. Në fund unë mendoj se tërë kjo punë është një mund, djersë, shkatërrim nervash, por ne e kemi marrë atë që ne kemi kërkuar, tregon ai. Para disa kohësh ai u ngjit në skenë në komedinë gri Ana. Në këtë intervistë ai tregon se si u ndje nga bashkëpunimi me regjisorin e veprës, por dhe sa e vështirë ka qenë për atë roli i saksofonistit. Autori është marrë më tepër me fenomenin ose me njerëzit të cilët nuk e gjejnë dot veten në këtë realitet, përgjithësisht me njerëz që janë të mbyllur në vetvete, sepse në dramë personazhi im është një njeri që i zgjidh gjërat dhe duhet shumë kohë që ai të bindet për diçka, tregon aktori Orhanasi mbi rolin e tij. Për aktorin Marin Orhanasi, gjëja më e rëndësishme në jetën e tij është familja e tij. Të qenit baba, e bën atë që të pohojë se ka një dashuri të madhe për të birin dhe gruan e tij. Por si nisi udha e tij me aktrimin dhe çfarë emocionesh ka marrë deri tani, ai na i zbulon në vijim të kësaj interviste.

-Erdhët para publikut me komedinë gri Ana diçka rreth rolit tuaj?
Ne e morëm me shumë qejf këtë shfaqje për të vetmen arsye se është nga ato drama që unë do ti quaja drama komode, ku nuk janë më shumë se dy apo tre aktorë. Sigurisht që veç alternativave që mund të sjellë drama, e rëndësishme për të gjithë është dialogu dhe siç e kemi theksuar dhe me Romirin, ne kur kemi punuar dhe herë të tjera kemi punuar me autorë që në përgjithësi nuk kanë qenë italianë, mirëpo Ana është shkruar nga një prej autorëve më të mirë që ka Italia. Drama në Shqipëri perceptohet ndryshe ku bëhet fjalë për dy meshkuj dhe një vajzë, e cila hyn në mes duke u lidhur me njërin dhe tjetri më pas dalëngadalë fillon dhe krijon një lidhje paralele, derisa ajo me njërin do të ndahet, pasi nuk mund ti mbajë dot që të dy. Problemi është se personazhi që unë interpretoj saksofonisti e dashuron atë. Ai është një njeri që nuk di të gjejë të dashura vazhdimisht, por problemi është se ai merret më shumë me saksofonin, por ai në zemër ka dhe këtë vajzë, e cila është këngëtare dhe ai e dashuron. Mirëpo në të tilla trinome, kur janë dy meshkuj dhe një femër zakonisht krijohet një hendek. Këtu ndodh diçka patjetër dhe ajo që ndodh tek Ana, është se personi tjetër, i cili ka vetëm fjalë personazhi që luan Romiri tenton dhe ia arrin qëllimit dhe lidhet me këtë. Autori është marrë më tepër me fenomenin ose me njerëzit të cilët nuk e gjejnë dot veten në këtë realitet, përgjithësisht me njerëz që janë të mbyllur në vetvete, sepse në dramë personazhi im është një njeri që i zgjidh gjërat dhe duhet shumë kohë që ai të bindte për diçka, siç është dhe rasti i Anës, megjithatë për atë që ai do të lidhet ai është i bindur se do të lidhet. Problemi i këtyre dy njerëzve është mosgjetja e tyre në këtë realitet, që e kanë shumë të vështirë që të adoptohen.

-Si edhi bashkëpunimi me regjisorin Alfred Trebicka?
Me regjisorin ne kemi dhe të tjera bashkëpunime me shfaqjen Kolonel Zogu, e cila është një shfaqje shumë e mirë dhe me autor dhe karaktere e personazhe të veçanta. Ne jemi të prirur që të marrim pjesë në këto drama megjithatë  ne me Fredin kemi bashkëpunuar që në Akademi si student dhe sa më shumë të bashkëpunojmë me njëri- tjetrin ne aq më shumë krijojmë bashkëpunim në vetvete dhe për njëri-tjetrin. Kjo do të thotë që bashkëpunimi ka qenë frytdhënës dhe Ana ishte një eksperiencë shumë e mirë, saksofonisti ishte një personazh që janë sfida për aktorin.

-Si nisi udha juaj me aktrimin?
Unë kam qenë një tip shumë i lëvizshëm, në kuptimin e mirë të fjalës. Unë e kam mbaruar gjimnazin në vitin 97, imagjino se çfarë kohe ka qenë. Megjithatë ne në gjimnaz në atë kohë morëm kurajon që të krijonim një grup, që u quajt teatri i shkollës, në gjimnazin Partizani, jo Rinfest, pasi ai ishte tjetër gjë dhe ne filluam të venim vepra të autorëve të mirë me aq sa ne kishim mundësi. Më pas u krijua dhe një kompeticion, ku shkolla që fitonte merrte dhe një çmim. Unë fillova të merresha me aktrim në gjimnaz, që në vitin e dytë dhe një nga suportët e mi kryesorë ka qenë nëna ime, e cila ka qenë nëndrejtoreshë në shollë. Shumë lëndë në atë kohë i lija pas dore (qesh), por megjithatë dy gjëra i bëja mirë hartimet dhe anglishten që isha shumë mirë. Në hartim isha shumë më preciz dhe konkret dhe këto qenë shenjat e para për mua si Marin, të cilat më kanë vlejtur dhe më vonë qoftë dhe në Portokalli, pasi tashmë që nga sezoni i parë unë i kam shkruar dhe vetë materialet. Më është dhënë dore dhe kjo vjen dhe nga tradita, pasi nëna ime ka qenë mësuese letërsie. Në vitin e katërt vendosa në mënyrë unanime për aktor, pasi im atë donte të bëja juridikun ose shkollën për polic. Unë mund ti fitoja këto dy shkolla, por unë shkova atje ku shkova për tu përgatitur vetë. Jam përgatitur me Drita Pelinkun dhe gjej rast ta falënderoj, pasi ajo ishte një grua e fortë dhe nuk kam parë njeri të tillë si ajo, pasi në kohën që u përgatiste me mua asaj i vdiq bashkëshorti dhe njerëzit ishin nëpër shtëpi dhe ajo më thoshte eja të dëgjoj materialin. Fitova në Akademi dhe ditën e parë kam shkuar me vonesë dhe ka qenë  profesor Kastriot Çaushi, i cili më tha dil përjashta (qesh). Më vjen çudi, pasi në atë kohë ishin fjalët, që mjafton të futesh dhe gjithmonë do jesh dikush, por në fakt puna jonë ka të bëjë më tepër me përkushtimin. Çdo aktor i mirë të jeni të bindur që ai ka punuar jo vetëm me veten, por dhe me të tjerët.

-Roli juaj i parë, si e kujtoni atë kohë?
Ne patëm fatin e mirë që krijua një kompani private teatrore dhe unë kam pasur fat që kisha pedagog Altin Bashën dhe Mario Ashikun, pasi e panë që ne bënim punë të pavarur zakonisht, dhe ai mendoi që këto gjëra ti çonim dhe më tej dhe u krijua kjo kompani që u quajt Oaz. Roli imi parë ka qenë në një pjesë që ne e ndërtuam vetë dhe kam pasur aftin e madh të kem në klasë një kurs me aktorë të mirë. Duke pasur parasysh që ne ishim dhe shumë shokë çdo gjë mund të shkonte shumë mirë. Roli im i parë ka qenë tek drama Vitabrevis, pas kësaj u bë një shfaqje tjetër Dashuri në furgon, që u dha në Teatrin Kombëtar, ajo sigurisht që pati tjetër dimension. Me shfaqjen e parë ne kemi bërë një turne jo vetëm në Shqipëri, por dhe në shumë vende të tjera. Në Kajro ne u vlerësuam dhe me çmim. Më pas erdhi shfaqja Banja e Manjakovskit, ku  regjisori Kujtim Spahivogli pati fatin e keq të denigrojë, ku aty ka interpretuar dhe Robert Ndrenika dhe unë loza roli e tij. Në kujtim të këtyre njerëzve që morën guximin të venin këtë dramë me aq guxim në atë kohë e vumë dhe ne. Ka qenë një shfaqje shumë spektakolare. Në vijim erdhën dhe shumë shfaqje në Akademinë e Arteve. Diplomën time e kam mbrojtur në TK me një shfaqje që quhej Hamleti në katranin e poshtëm dhe u vu me regji të Xhevdet Ferrit. Ishte hera e parë që unë luaja në skenë me Robert Ndrenikën, Roland Trebickën Bujar Asqeriun dhe për mua ishte një kënaqësi. Sa i takon profesionit, unë kam një shprehje tjetër, që në Shqipëri papritmas dhe pa kujtuar bëhen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›