E Shtunë, 31 Tetor 2026

Economist: Serbia e ka humbur veriun

“Qeveria e Serbisë e ka humbur kontrollin e veriut të Kosovës të dominuar nga serbët”, shkruan britanikja The Economist në numrin e saj më të ri. Sipas kësaj gazete bllokimi i rrugëve nga serbët në veri përkujton situatën e viteve 90 kur serbët bllokonin Krainën në Kroaci. Eventualisht ata u larguan nga aty nga ushtria fitimtare kroate.

“Është pak e mundshme që bllokimi i rrugëve në Kosovë të çojë në një katastrofë të tillë. Por, disa kanë frikë se gjërat mund të shkojnë shumë keq”, shkruan Economist.

Sipas kësaj gazete ngjarjet në veri mund të minojnë perspektivën evropiane të Serbisë, dhe po ia bëjnë shumë të vështirë punën Tadicit pasi që shumica e liderëve serbë të veriut nuk vijnë nga partia e tij.

“Tadici e donte kandidaturën e BE-së për ta ndihmuar që të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Opozita e do pikërisht të kundërtën. Gjermania dhe Franca nuk janë duke u ngutur për ta zgjeruar BE-në. A mundet Tadici të dalë nga ky kënd i ngushtë? Ai është politikan i zoti, por ka pak hapësirë manovrimi. Dhe, nëse një serb vritet nga ndonjë bulodezer i KFOR-it, të gjitha bastet do të bien”, përfundon shkrimin Economist. (indeksonline)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›