E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi rrëzon mocionin e Vetëvendosjes

PRISHTINE-  Kuvendi i Kosovës rrëzoi mocionin e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me veriun. Votimi u zhvillua pas debatit në interpelancën e ftuar me kryeministrin Hashim Thaçi lidhur me situatën politike dhe të sigurisë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Mocioni u rrëzua me 17 vota pro, 54 kundër, asnjë abstenim.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ftoi deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të votojnë mocionin me rekomandimet e përmbledhura në katër pika: "Të ndërpriten bisedimet me Serbinë, dhe të shpallen të pavlefshme dhe të pazbatueshme secila marrëveshje me Serbinë përderisa ajo nuk na njeh, dhe që ka të bëjë me rregullimin e brendshëm të Kosovës; Qeveria t’i dërgojë forcat policore në veri për ta garantuar integritetin territorial dhe mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës; Institucionet e rendit të Republikës së Kosovës të angazhohen në heqjen e barrikadave dhe pengesave tjera për qytetarët atje; Qeveria t’ua presë burimet financiare strukturave ilegale të Serbisë, t’i arrestojë krerët e tyre dhe t’i shpërbëjë ato".

THAÇI: NDERHYRJA E DOMOSDOSHME
Kryeministri tha se operacioni në veri të Kosovës “ishte përkushtim për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri dhe qëllim zhbërjen e grupeve kriminale dhe struktruave paralele"

“Qytetarët në veri kanë qenë të friguar nga bandat dhe krimi i organizuar. Ata janë përpjekur për të zgjeruar pushtetin më tej. Prandaj lindi nevoja për vendosjen e rendit në veri të Kosovës”- nënvizoi Thaçi.

“Nuk do të ketë kthim prapa nga vendosja e sigurisë dhe qetësisë, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cmim, asnjë kompromis”- shtoi Thaçi.

Më tej kryeministri paraqiti në mënyrë të detajuar investimet e qeverisë së Kosovës, në veri me qëllim përmirësimin e jetës së banorëve atje.

Ai theksoi më tej se “Dialogu për cështje teknike është rezultat i obligimeve ndërkomëbtare që ka pranuar ky kuvend. Prandaj qeveria e kosovës zbaton vendimet e Kosovës”- nënvizoi Thaçi.

Thaçi akuzoi UMNIK-un se ka lejuar formimin e bandave kriminale në veri duke shkelur rezolutën 12 44 dhe ka cënuar kështu territorin e Kosovës”.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›