E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk më donin për President

PDK kishte përkrahur idenë që Adem Demaçi të zgjidhej President i Republikës në kohën kur Behgjet Pacolli u detyrua ta lëshojë këtë post. Por, Lëvizja Vetëvendosje refuzoi ta mbështesë atë. Adem Demaçi, në një prononcim për Express, thotë se partia e Albin Kurtit humbi një shans të mirë.

Adem Demaçit i ka mbetur hatri në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo parti, thotë se u bë pengesë që të mos bëhej President i Kosovës, pasi që Behgjet Pacolli braktisi zyrën më të rëndësishme në vend.

Simboli i rezistencës kosovare ishte propozuar për këtë pozitë nga një grup qytetarësh që jetojnë në Amerikë dhe kishte marrë pëlqimin e Partisë Demokratike të Kosovës, por këtë mbështetje nuk ia ofroi partia opozitare që udhëhiqet nga Albin Kurti.

“Këta kanë qenë pengesë dhe nuk kanë propozua asgjë. Ata që kanë propozu, kanë kërku që unë të jem President. Dhe ata (Vetëvendosje) kanë refuzu dhe e kanë fitu kontestin, e u bë qysh deshën ata”, thekson Demaçi për Express.

Megjithatë, ai nuk flet shumë për këtë çështje duke thënë se kjo i takon historisë dhe se me këtë Vetëvendosja e ka humbur shansin të hyjë në pushtet.

Për këtë çështje ka folur më gjerësisht të mërkurën në një debat televiziv në Klan Kosova Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci. Sipas tij, PDK e ka pranuar që Demaçi të drejtojë shtetin. Madje shpjegoi detaje të bisedave që ishin bërë në atë kohë mes zyrtarëve të kësaj partie dhe kandidatit të mundshëm për këtë pozitë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›