Ecuria e Romës shqetëson Leonardon
Në konferencën e sotme për shtyp para sfidës me Udinezen në kampionat, trajneri kuqezi theksoi se barazimi i Interit mbrëmë është një arsye më tepër që Milani të sigurojë tri pikët në përballjen e nesërme me friulianët. “Roma na shqetëson dhe tani është në dorën tonë të mos gabojmë më. Mund t’i afrohemi Interit në klasifikim. Shkurti është muaji vendimtar”, tha braziliani i pankinës kuqezi.Pato dhe Nesta, të dy prej një kohe të gjatë jashtë fushs së lojës, me shumë mundësi nesër mbrëma do të jenë në dispozicion të Leonardos. “Rikthimi i Patos është i rëndësishëm, ai është një lojtar me karakteristika të veçanta, që krijon shumë hapësira në sulm”, shtoi Leonardo.