E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Roma, i dënuari me 15 vite burg

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me një vendimin të datës 28.03.2006, e ka dënuar me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të femrave për prostitucion”.  Shtetasi Gentian Liçi në muajin prill 2002, në bashkëpunim me shtetasit Petrit Liçi, Gëzim Liçi, Hazir Zhyra, Dilaver Muhja dhe Kristaq Elezi, kanë trafikuar për qëllime përfitimi shtetasen I. T.. Duke parë gjendjen e vështirë ekonomike të të dëmtuarës dhe familjarëve të saj, me anë të veprimeve mashtruese, shtetasit e sipërpërmendur, kanë arritur të bindin prindërit e saj, që kjo e fundit të martohej me shtetasin Gentian Liçi, duke u shprehur se të dy do të shkonin në Itali për të punuar. Më datën 18.04.2002, nëna e të dëmtuarës, ka bërë kallëzim penal para organeve kompetente dhe mbi bazën e këtij kallzimi është regjistruar procedimi penal përkatës. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën me datën 04.06.2009, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›